SMEG përfaqëson përsosmërinë, hijëshinë dhe elegancën e ekskluzivitetit Italian i cili kryeson tregun botëror të elektroshtëpiakeve. Me përvojën e gjatë 73 vjeçare, SMEG njihet për cilësinë e lartë të produkteve dhe dizajnet e frymëzuara të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë nismëtare trendesh dhe përcaktuese stilesh për kuzhinën në gjithë botën. SMEG ndër vit
e është paraqitur si një simbioze e dizajnit karakteristik italian dhe cilësisë, por është thelbësore të thuhet se stili unik i brandit nuk është gjithçka. SMEG sjell objektet e kuzhinës në jetë duke i bërë produktet e tij qendrën e shtëpisë. Pajisjet SMEG nuk janë pajisje të zakonshme, ato e ndihmojnë konsumatorin të përqafojë individualitetin duke përjetuar përmes SMEG një mënyrë jo të rëndomtë jetese. Në të njëjtën kohë, SMEG krijon mundësinë e kompletimit të kuzhinës suaj me efikasitet. Në përputhje me rolin e liderit botëror, SMEG ka një fokus të veçantë në qendrueshmërinë e brandit dhe të produkteve. Çdo produkt i SMEG, krijohet duke pasur parasysh ambientin dhe shëndetin e konsumatorëve. Duke përdorur materiale të riciklueshme dhe duke shmangur tërësisht përdorimin e materialeve të dëmshme për shëndetin sipas rregullimeve nga EU (RoHS & REACH)