Innovation Academy

Innovation Academy Innovation Academy e themeluar në vitin 2019 ka për qëllim zhvillimin e njohurive teknologjike!

Grupi i radhës i nxënësve ka përfunduar me sukses nivelin Code & AI!Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin prej tyre d...
21/10/2026

Grupi i radhës i nxënësve ka përfunduar me sukses nivelin Code & AI!

Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin prej tyre dhe për përkushtimin, kreativitetin dhe punën e palodhur që kanë treguar gjatë gjithë këtij niveli. 👏

Çdo certifikatë është dëshmi e punës, përkushtimit dhe njohurive të fituara!Krenarë për arritjet e nxënësve tanë dhe pro...
20/10/2026

Çdo certifikatë është dëshmi e punës, përkushtimit dhe njohurive të fituara!

Krenarë për arritjet e nxënësve tanë dhe progresin që po tregojnë çdo ditë. Urime të gjithëve, ju presin edhe shumë suksese të tjera!👏👏👏

20/10/2026

Atmosferë e jashtëzakonshme në prezantimet e nxënësve tanë! 🤗

Çdo projekt trajtonte një problem real, çdo ide sillte një zgjidhje dhe çdo prezantim dëshmonte se nxënësit tanë nuk po mësojnë vetëm teknologjinë, por po mësojnë të mendojnë, të krijojnë dhe të zgjidhin probleme!

👏 Ju lumtë nxënësve tanë për kreativitetin, guximin dhe punën e mrekullueshme!

Faleminderit prindërve për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!

🚀 Mos prit të ardhmen. Krijoje!

Mbrëmë, në Innovation Academy, u mbajtën prezantimet e para të vitit të ri akademik nga nxënësit e nivelit Web Developme...
16/10/2026

Mbrëmë, në Innovation Academy, u mbajtën prezantimet e para të vitit të ri akademik nga nxënësit e nivelit Web Development with Code & AI Tools!

Në një atmosferë të mrekullueshme, nxënësit prezantuan platforma të zhvilluara për biznese reale, duke dëshmuar kreativitet, aftësi teknike dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm në prezantim!

Krenarë me punën, përkushtimin dhe arritjet e tyre!

Faleminderit të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për punën e shkëlqyer!

LEART MALOKU, VETËM 14 VJEÇ, DIGJITALIZON SHKOLLËN SHMU 1! 🔥💻 Nga skena e madhe e KosICT vitin e kaluar, te një projekt ...
14/10/2026

LEART MALOKU, VETËM 14 VJEÇ, DIGJITALIZON SHKOLLËN SHMU 1! 🔥

💻 Nga skena e madhe e KosICT vitin e kaluar, te një projekt real që sjell ndryshim në arsim!

Nxënësi ynë i dalluar në Innovation Academy, Leart Maloku, ka zhvilluar platformën digjitale www.shmu1.com, e cila lidh prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollës në një sistem të vetëm!

🔗Përmes platformës, prindërit mund të përcjellin në kohë reale notat, mungesat, aktivitetet në bibliotekë dhe njoftimet e shkollës, duke e bërë komunikimin dhe menaxhimin shkollor më të lehtë dhe efikas.

❤️ Leart, jemi jashtëzakonisht krenarë për ty! Mezi presim sukseset e tua të radhës!

MadeInKosova

🚀 THROWBACK TO KosICT 15 | KOSOVA 2035 🇽🇰Po rikthehemi te një nga momentet më të veçanta të KosICT 15, ku nxënësit e Inn...
13/10/2026

🚀 THROWBACK TO KosICT 15 | KOSOVA 2035 🇽🇰

Po rikthehemi te një nga momentet më të veçanta të KosICT 15, ku nxënësit e Innovation Academy u ngjitën në skenën e madhe për të prezantuar vizionin e tyre për Kosovën e vitit 2035.

Tri ekipe. Tri ide të jashtëzakonshme. Tri projekte që dëshmojnë se inovacioni nuk njeh moshë!

🚇 FUTURE INNOVATORS | CITY OF TOMORROW

👨‍💻 Luigj Saraçi, Omer Bajrami, Jear Bejta dhe Argjend Gërguri

A mund ta imagjinoni të udhëtoni nga Kosova drejt detit me metro?

Këta katër inovatorë të vegjël jo vetëm që e imagjinuan, por e kthyen në lojë! Përmes personazhit Trim, ata ndërtuan një Kosovë ku teknologjia i afron qytetet dhe ëndrrat bëhen realitet.

🎮 Luaj City of Tomorrow
🔗https://studio.code.org/projects/spritelab/9e125441-27e7-4213-8941-11647239063f

🛡️ AI GUARDIANS | DetectIA

🔗https://scam-detectia.netlify.app/index.html

👨‍💻 Amër Ferizi, Tuana Rrustolli dhe Ari Kelmendi

Teknologjia duhet t'i mbrojë edhe ata që nuk janë rritur me të!

Duke menduar për gjyshet tona, këta nxënës prezantuan DetectIA, një projekt që synon t'i ndihmojë të moshuarit të dallojnë imazhet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe të jenë më të sigurt në botën digjitale.

Një ide ku inteligjenca artificiale takohet me kujdesin për familjen!

🌐 DIGITAL DREAMERS | KIDDO

👩‍💻 Suela Tërllabuqi, Rina Preteni dhe Elijona Klinaku

Po sikur rrjetet sociale të ishin një hapësirë më e sigurt për fëmijët?

Tri vajza, një mision i madh! Ato ndërtuan KIDDO, një platformë funksionale që synon t'u mundësojë fëmijëve të komunikojnë, krijojnë dhe argëtohen në një mjedis digjital më të sigurt.

Dhe pjesa më e bukur? KIDDO nuk është vetëm një ide në prezantim. Është një platformë që mund ta eksploroni që tani!

🔗 https://kiddo-ia.netlify.app/

❤️ Këta fëmijë nuk dolën në skenë vetëm për të prezantuar projekte. Ata dolën për të treguar se kanë ide, guxim dhe aftësi për të krijuar zgjidhje për sfidat e shoqërisë sonë.

Në Innovation Academy, ne nuk i mësojmë fëmijët vetëm të programojnë. Ne i fuqizojmë të mendojnë, të guxojnë, të krijojnë dhe ta përdorin teknologjinë për të bërë ndryshimin!

Kosova 2035 fillon me idetë që fëmijët tanë po ndërtojnë SOT! 🇽🇰

Mos prit të ardhmen. Krijoje!

10/10/2026

YES, WE DID IT! 🚀🔥

SKENA E MADHE E KOSICT 15 KËSAJ HERE U PËRKISTE FËMIJËVE TANË! ❤️

Çfarë momenti! Çfarë emocioni! Çfarë krenarie!

Nxënësit e Innovation Academy u ngjitën në skenën e madhe të KosICT 15 dhe na dhuruan prezantime të jashtëzakonshme, plot guxim, inteligjencë, kreativitet dhe vetëbesim!

Përballë një audience të madhe, ata nuk prezantuan thjesht projekte teknologjike. Ata prezantuan ide, zgjidhje, vizion dhe mbi të gjitha, dëshmuan se mosha nuk është kufi për të bërë gjëra të mëdha!

Ju ish*t të jashtëzakonshëm! Na bëtë pafundësisht krenarë! ❤️

🚀 INNOVATION ACADEMY NË KOSICT 15!Kur talentit i jepet hapësira që meriton, rezultatet flasin vetë!Krenarë për pjesëmarr...
09/10/2026

🚀 INNOVATION ACADEMY NË KOSICT 15!

Kur talentit i jepet hapësira që meriton, rezultatet flasin vetë!

Krenarë për pjesëmarrjen tonë në KosICT 15, të mbajtur nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në Future Developers Corner, nxënësit tanë prezantuan projektet e tyre inovative, duke dëshmuar se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në teknologji dhe inovacion.

Të pranishëm edhe me projektin eDiaspora, një iniciativë që lidh teknologjinë, diasporën dhe vendlindjen.

Investimi në dije, mbështetja e talenteve dhe krijimi i mundësive për të rinjtë janë investimet më të vlefshme për një shoqëri që synon zhvillimin.

Krenaria jonë më e madhe mbeten nxënësit tanë dhe sukseset e tyre!❤️

KosICT

MËSO. LËVIZ. RRITU. IA SPORTS! 🏀🏃Në Innovation Academy besojmë se zhvillimi i fëmijëve nuk është vetëm akademik, por edh...
07/10/2026

MËSO. LËVIZ. RRITU. IA SPORTS! 🏀🏃

Në Innovation Academy besojmë se zhvillimi i fëmijëve nuk është vetëm akademik, por edhe fizik e social.

Prandaj kemi themeluar IA SPORTS iniciativën tonë të re, përmes së cilës synojmë që çdo javë të organizojmë aktivitete sportive për fëmijët tanë.

Përmes sportit duam t’i inkurajojmë fëmijët të lëvizin më shumë, të kujdesen për shëndetin, të zhvillojnë frymën ekipore dhe, mbi të gjitha, të argëtohen së bashku.

Sepse fëmijët e së ardhmes duhet të jenë jo vetëm të aftë në teknologji, por edhe aktivë, të shëndetshëm dhe të lumtur.

IA SPORTS teknologji për mendjen, sport për shëndetin!

Address

Xhevat Uka
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00

Telephone

+38345922250

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Innovation Academy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share