18/10/2026
Nikollë D. Ukaj nga Stublla nderohet me vlerësime në Nju-Jork
Bashkëvendësi ynë, Nikollë D. Ukaj, ka marrë disa vlerësime gjatë qëndrimit në Nju-Jork, për angazhimin në shërbim të komunitetit, lidershipin rinor dhe ndërtimin e paqes.
Në një ceremoni solemne të mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara, ai u nderua me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” në Lidership Humanitar nga Centro Universitario de Ciencias e Investigación (CUCI).
Ukaj përfundoi gjithashtu masterklasën në Diplomaci Parandaluese dhe Lidership Ekzekutiv të IPPDR-së, duke marrë njohjen “Peace Practitioner” dhe emërtimin “Ambasador i Paqes” nga ky institut.
Për angazhimin në lidershipin rinor, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ai mori edhe certifikatë mirënjohjeje dhe proklamatë në nder të tij nga senatori i shtetit të Nju-Jorkut, Kevin S. Parker.
Explore Stublla e përgëzon bashkëvendësin tonë për këto arritje dhe i uron suksese të mëtejshme! 🇽🇰🇺🇸