NGO ‘KS-Kosova’ ka filluar implementimin e projektit ‘Vajzat e reja në TIK, Promovimi I TIK për vajzat në edukimin sekondar’. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me 46% të totalit të popullsisë deri në 18 vjeç (Enti Statistikor i Kosovës, Ministria e Administratës Publike). Në të njëjtën kohë norma e papunësisë në Kosovë (rreth 45%) është më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Struktur
a gjinore e punonjësve në sektorin e TIK është 80% meshkuj dhe 20% femra. Përderisa Informacioni dhe komunikimi po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe atë të komuniteteve tona, roli i të nxënit individual është thelbësor dhe po i ipet fokus më i veçant. Qeveria e Kosovës është duke investuar në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe planifikon ofrimin e e-Learning (mësimi elektronik) si plotësuese për më shumë mësim konvencional në klasë. Edukimi i grave, vajzave dhe fëmijëve mbetet një çështje që ka nevojë për vëmendje më të madhe, që të ndikojë në rritjen e numrit të tyre për fillim të karrieres në TIK, për të inkurajuar ato që të bëhen pjesë e sektorit të TIK. Ky projekt përqendrohet në nivelin e hershëm arsimor të grave, në arsimim të mesëm, për të rritur punësimin e femrave në sektorin e TIK-ut dhe gjithashtu fuqizimin transformues të grave në Kosovë.