20/10/2026
INSI – ditë intensive pune dhe bashkëpunimi me komunat
Gjatë këtyre ditëve, INSI ka zhvilluar dhjetëra aktivitete në kuadër të hartimit dhe finalizimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor, në bashkëpunim me institucionet komunale. Ndër aktivitetet kryesore veçojmë:
Vushtrri
Punëtori vizionimi për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, me fokus në përcaktimin e vizionit dhe orientimeve për zhvillimin e ardhshëm të komunës.
Podujevë
Takim pune për diskutimin e Planit të Veprimit të Planit Zhvillimor Komunal, si bazë për zbatimin e prioriteteve zhvillimore.
Suharekë
Takim për diskutimin e skenarëve të zhvillimit të Planit Rregullues të Hollësishëm “Shirokë”.
Shtime
Takim punues në ambientet e INSI-t, kushtuar finalizimit të dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal.
Ferizaj
Prezantim në kuadër të hapjes së diskutimit publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit Zhvillimor Komunal.
Viti
Sot, prezantim për hapjen e shqyrtimit publik të Projekt Hartës Zonale Komunale, një fazë e rëndësishme për informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e planifikimit.
Këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të INSI-t për planifikim profesional, bashkëpunim institucional dhe pjesëmarrje publike, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të komunave.