12/06/2026
Umbo në Teltonika Telematics Summit 2026
Ekipi i Umbo mori pjesë si të ftuar special nga Teltonika në Telematics Summit 2026, mbajtur në Vilnius, Lituani.
Ky event mblodhi së bashku partnerët dhe ekspertët kryesorë të industrisë së telematics nga e gjithë bota, duke na dhënë mundësinë të njihemi me teknologjitë dhe inovacionet më të fundit në fushën e monitorimit të flotave, si dhe të shkëmbejmë eksperienca me kompani nga sektorë të ndryshëm.
Kthehemi me njohuri të vlefshme dhe perspektiva të reja mbi drejtimin që po merr industria e fleet tracking, njohuri që do t'i vëmë direkt në shërbim të klientëve tanë.
Si lider në fushën e telematics dhe monitorimit të flotave në Kosovë dhe Shqipëri, për Umbo është nder i veçantë të jetë pjesë e një eventi të këtij kalibri dhe të njihet si partner i besuar nga Teltonika në nivel ndërkombëtar.
Falënderojmë Teltonika për ftesën dhe mikpritjen e shkëlqyer.
Teltonika