Shkolla Digjitale

Shkolla Digjitale Nxënësit tanë janë pjesë e rrjetit botëror të programerëve në lokacione të ndryshme në mbarë botën.

Shkolla Digjitale është kompani private për trajnimin dhe edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve (8-18 vjeç) në teknologji dhe programim. Me moton “Improvise CODE Overcome" vizioni i Shkollës është të pajisë fëmijët dhe adoleshentët me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në botën e sotme, ku çdo profesion është i ndërlidhur me aftësitë digjitale. Fokusi kryesor në Shkollën Digjitale qëndron në mësimdhënien e logjikës së programimit në mënyrë që programerët e rinj të bëhen të pavarur në çdo gjuhë programimi që do të duhet të përdorin në të ardhmën e tyre. Derisa nxënësit mësojnë aftësitë e programimit të cilat i mundësojnë të zhvillojnë produkte softuerike si aplikacione dhe webfaqe, ata gjithashtu mësojnë të menduarit kritik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të cilat janë shumë të rëndësishme për përshtatjen në ndryshimin e shpejtë të trendeve në teknologji si dhe në jetë në përgjithësi. Shkolla Digjitale është kurs i programimit kompjuterik e cila është bërë Franshizë për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Franshizat e Shkollës Digjitale sot operojnë me disa lokacione në Slloveni, Gjermani, SHBA, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Meksikë, Maroko dhe Brazil. Shkolla Digjitale është kurs i akredituar nga AKK me ç`rast lëshon edhe çertifikata të akredituara me titullin "Programer Junior".

_______________________________

Digital School is a private company for training and education of children and teens (8-18 years old) in technology and programming. With the motto "Improvise CODE Overcome" the vision of the School is to equip children and teen with the necessary skills to succeed in today's world, where every profession is related to digital skills. Our focus lies in teaching programming logic so that new programmers become independent in any programming language they will need to use in their future. As students learn the programming skills that enable them to develop software products such as applications and websites, they also learn critical thinking and problem-solving skills, which are very important for adapting to rapidly changing trends in technology as well as in life in general. Digital School is a computer programming course that has become a Franchise for the local and international markets. Digital School franchises today operate with several locations in Slovenia, Germany, the USA, Macedonia, Bosnia and Herzegovina, Mexico, Morocco, and Brazil. Digital School is a course accredited by the National Qualifications Authority, in which case it issues accredited certificates entitled "Junior Programmer".

21/10/2026

Vetëm edhe pak ditë për t’u bërë pjesë e 3 ditëve plot kreativitet, AI dhe krijim lojërash! 🤖

Nga ideja e parë te loja jote funksionale, gjithçka e krijuar nga ti në kampin vjeshtor. 🍂

Siguro vendin tend dhe regjistrohu sot! 
🌐 shkolladigjitale.com

Krenarë për suksesin e nxënësve të Shkolla Digjitale Prizren, të cilët fituan vendin e parë në garën MACTRO, në kategori...
20/10/2026

Krenarë për suksesin e nxënësve të Shkolla Digjitale Prizren, të cilët fituan vendin e parë në garën MACTRO, në kategorinë Front-End! 🏆

Ekipi fitues:
Bamir Krasniqi 🥇
Ensar Ramani 🥇
Endri Kabashi 🥇
Omer Ajgeraj 🥇

Një arritje e shkëlqyer që pasqyron talentin, përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të nxënësve, të cilët po i shndërrojnë njohuritë e tyre në suksese të jashtëzakonshme.

Urime nxënësve, instruktorëve dhe gjithë ekipit të Shkollës Digjitale Prizren për këtë arritje! 💙

19/10/2026

Halloween League rikthehet në Shkollën Digjitale! 🕷️🎃

Për një javë, do të garoni duke grumbulluar sa më shumë pikë në platformën Houses.

Për të marrë pjesë, mjafton të marrësh kodin e pjesëmarrjes nga instruktori yt dhe të fillosh të mbledhësh pikë!

Në fund të garës, nxënësi ose nxënësja me më së shumti pikë shpallet fitues/e dhe shpërblehet me një kostum Halloween-i të përzgjedhur sipas dëshirës! 👻

Gara është e hapur vetëm për nxënësit e Shkollës Digjitale në Prishtinë.

A je gati për garën?

16/10/2026

Krijo lojën tënde me Inteligjencë Artificiale brenda 3 ditëve në Kampin Vjeshtor. 🍂

28, 29 dhe 30 tetor
Moshat 12–18 vjeç

Nuk kërkohet përvojë në programim.

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e Kampit Vjeshtor! 🍁

15/10/2026

Nga ideja jote te loja jote e parë me Inteligjencë Artificiale! 🤖

Në Kampin Vjeshtor të Shkollës Digjitale, për 3 ditë do të mësosh si të krijosh lojën tënde, me personazhe, muzikë dhe efekte zanore të gjeneruara me AI.

Në fund, do ta publikosh lojën online dhe do ta ndash me miqtë e tu!

28, 29 dhe 30 tetor 🍁
Për moshat 12–18 vjeç

Nuk kërkohet përvojë paraprake në programim.

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e Kampit Vjeshtor! 🍂
🌐 shkolladigjitale.com

Edhe këtë vit, pjesë e DOKUTECH! 🚀 Shihemi më 5–6 nëntor!
15/10/2026

Edhe këtë vit, pjesë e DOKUTECH! 🚀
Shihemi më 5–6 nëntor!

Çdo fëmijë ka diçka të veçantë, por ndonjëherë i duhet vetëm mundësia e duhur për ta zbuluar.Në Shkollën Digjitale, fëmi...
09/10/2026

Çdo fëmijë ka diçka të veçantë, por ndonjëherë i duhet vetëm mundësia e duhur për ta zbuluar.

Në Shkollën Digjitale, fëmijët provojnë, eksplorojnë dhe zbulojnë aftësi të reja përmes teknologjisë. 💻

Ndoshta talenti i tyre i radhës është vetëm një mundësi larg.

Regjistrimet për muajin tetor janë të hapura!
🌐 shkolladigjitale.com

09/10/2026

Festivali nuk do të ishte i njëjtë pa organizatat dhe profesionistët që e mbushën programin pesëditor me aktivitete për fëmijët. 🌟

Punëtori, lojëra, teknologji, edukim, art, muzikë, vallëzim dhe shumë forma të tjera të të mësuarit dhe krijimtarisë u sollën në Festival nga partnerët tanë të programit. 🤖🕺😃

Faleminderit:

BONEVET Prishtina , TOKA, KOSOVA MAKERS LEAGUE, Bright Minds, QIKA, LAPS, Evolution Dance Kosova, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Akademia jCoders, Klinika Empatia, Terre des hommes - Kosovo, Teach For Kosova, Muzikë me Erletën, KosovaKids Education Center dhe Shkolla Digjitale, Klubi Interact M3, Kosovo Police, Brigada e Zjarrfikësve - Prishtinë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe shkrimtarët Arif Pehlivani dhe Dije Demiri Frangu.

Faleminderit për kohën, idetë dhe aktivitetet që sollët në Festival dhe, mbi të gjitha, për përvojat që krijuat për fëmijët që na vizituan gjatë këtyre pesë ditëve. ❤️

Address

Rr. Pashko Vasa Nr. 28, Pejton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Digjitale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shkolla Digjitale:

Shortcuts

Share