12/02/2024
Trajnim për Cypress Automation Tester!
Trajnimi i shumë kërkuar erdhi. Ky është një trajnim intensivë për të ndërtuar aftësi që të bëheni testues i softuerëve duke përdorur vegla që automatizojnë punën tuaj.
Qasja e trajnimit është “Hands-on”, pra ju nuk do të humbni kohë dhe që nga takimi i parë do të filloni të praktikoni dhe ndërtoni projektin tuaj duke përdorur Cypress.
Ky trajnim do të ju mundësoj të kuptoni framework-un e Cypress dhe të përdorni të gjitha mundësitë që jep ky framework.
Gjatë trajnimit ju do të mësoni:
- JavaScript Fundamentals (aftësi bazike që ju duhet për Cypress),
- Si të ndërtoni dhe konfiguroni Cypress,
- Si të krijoni selektoret për çfarëdo Web Elementi,
- Si të ndërveproni dhe automatizoni me çfarëdo Web Elementi,
- Krijimi i End-to-End UI testeve të automatizuara,
- Organizimi i kodit duke përdorur Page Object design pattern,
- Si të krijoni Raporte të automatizuara të testimit,
- Si të përdorni GitHub.
A nevojiten aftësi paraprake? Jo, nuk nevojiten aftësi paraprake. Në këtë trajnim shpjegohet gjithçka nga fillimi duke përfshirë edhe aftësi bazike që ju duhen rreth JavaScript.
Ky trajnim preferohet për:
- Testuesit Manual (Manual QA Engineers) që dëshirojnë të avancojnë karrierën e tyre ne Testues të Automatizuar,
- Testuesit e Automatizuar që dëshirojnë të kalojnë nga Selenium ne Cypress,
- Dhe, të gjitha ata persona që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth testimit të Automatizuar të web aplikacioneve duke përdorur Cypress.
Për regjistrim plotësoni formën duke klikuar këtu: https://forms.gle/3rPHGDscrTNBaDsa6