05/10/2026
𝐍𝐠𝐚 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐮𝐥𝐚 𝟏 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë: 𝐂𝐎𝐌-𝐈𝐍𝐆 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐂𝐫𝐨𝐰𝐝𝐒𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞
𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢 𝐠𝐥𝐨𝐛𝐚𝐥𝐞. 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐢𝐳𝐞̈ 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞. 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣.
Në Formula 1, çdo sekondë ka rëndësi. Pas shpejtësisë në pistë qëndrojnë të dhënat, teknologjia dhe vendimet e marra në kohën e duhur. Edhe në sigurinë kibernetike, zbulimi dhe reagimi i shpejtë mund të bëjnë diferencën.
Kjo është lidhja që e sjell këtë lajm nga bota e Formula 1 te bizneset dhe institucionet në Kosovë: COM-ING (COMINGPE LLC) shpall statusin e saj si partner i autorizuar i CrowdStrike në Kosovë.
Përmes partneritetit me COM-ING, organizatat në Kosovë kanë një partner lokal për t’i ndihmuar të përzgjedhin dhe zbatojnë zgjidhjet CrowdStrike sipas nevojave të tyre.
Pjesëmarrja jonë në programet CrowdStrike Solution Provider dhe CrowdStrike Powered Service Provider zgjeron ofertën e COM-ING në fushën e sigurisë kibernetike, duke bashkuar teknologjinë ndërkombëtare me njohjen e tregut dhe mbështetjen lokale.
Përmes këtij partneriteti, do t’i ndihmojmë klientët të adoptojnë zgjidhjet CrowdStrike Falcon për mbrojtjen e pajisjeve fundore, rritjen e dukshmërisë ndaj kërcënimeve dhe përmirësimin e zbulimit e reagimit ndaj incidenteve.
Mbështetja jonë do të përfshijë këshillimin, planifikimin e implementimit, asistencën gjatë vendosjes së zgjidhjeve dhe përkrahjen e vazhdueshme, sipas nevojave dhe shërbimeve të dakorduara me secilin klient.
Biznesi juaj ecën përpara. Siguria duhet ta ndjekë të njëjtin ritëm.
Për COM-ING, ky partneritet është një angazhim për t’u ofruar organizatave në Kosovë më shumë mundësi për ta forcuar sigurinë e tyre kibernetike, me teknologji të avancuar dhe një partner pranë tyre.
Në pistë, synimi është performanca. Në biznes, performanca ka nevojë për siguri.
Për të diskutuar zgjidhjet CrowdStrike për organizatën tuaj, na kontaktoni përmes www.comingpe.com. CrowdStrike