Gaçkë faqe zyrtare

Gaçkë faqe zyrtare FAQJA ZYRTARE E FSHATI GAÇKË. Nr.37 me procesverbal 16/12/23 me vendim të kryetarit KKF

Njoftim nga KEDS ⚡️ Më datën 28.10.2026  e Mërkurë duke filluar nga ora 10:00h-15:30h do të ketë ndërprerje të energjisë...
28/10/2026

Njoftim nga KEDS ⚡️

Më datën 28.10.2026 e Mërkurë duke filluar nga ora 10:00h-15:30h do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në fshatin Gaçkë dhe Burrnik e rrethinë;

Ndërprerje të tjera janë paraparë në pjesë të:

Nga TS Ferizaj III 35/10 [kV] do të ndërprehet: Dalja 10 kV J07 Drejtimi ” Gaçka ” me Kod 40042002 nga ora 10:00 deri 15:30h Vendet: Varosh, Sllatinë, Semajë, Nikadin, Kashtanjevë, Izhancë, Greme, Gërlicë e Epërme, Gaçkë, Burrnik, Bajnicë

Arsyeja: : Mirembajtje Preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/Pastrim i trasesë

KEDS Energy

25/10/2026
Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pasNatën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor, do të rikthehet ...
24/10/2026

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore.

Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar orën 02:00. Ndryshimi i orës do të mundësojë që të flemë një orë më shumë.

Ky ndryshim do të bëjë që mbrëmjeve të errësohet më herët, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të ketë më shumë dritë.

Njoftohen qytetarët e Komunës Ferizaj se  mund të vaksinohen me vaksinën kundër Gripit sezonal çdo ditë pune E Hënë -E P...
24/10/2026

Njoftohen qytetarët e Komunës Ferizaj se mund të vaksinohen me vaksinën kundër Gripit sezonal çdo ditë pune E Hënë -E Premte në këto QMF :

QMF 4 Ferizaj
08:00-16:00

QMF 3 Greme
08:00-14:00

Grupet me prioritet:
Personat mbi 65 vjeç
Personat me sëmundje kronike
Gratë shtatëzëna
Punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës
Fëmijët me imunitet të dobësuar.
Vaksina e gripit sezonal rekomandohet edhe për grupmosha të tjera.

Vaksinimi kundër Gripit sezonal është mbrojtja më e mirë dhe parandalon komplikimet shëndetësore.

Komuna e Ferizajt Gremja Info Gaçkë faqe zyrtare

APEL PËR BANORËT E FSHATIT GAÇKËTë nderuar bashkëvendas,Është e papranueshme që nëpër oborre të ndizen zjarre dhe të dig...
24/10/2026

APEL PËR BANORËT E FSHATIT GAÇKË

Të nderuar bashkëvendas,

Është e papranueshme që nëpër oborre të ndizen zjarre dhe të digjen mbeturina, duke shkaktuar tym dhe aromë të rëndë, e cila po përhapet nëpër fshat dhe po ua vështirëson jetën banorëve, si dhe po rrezikon shëndetin dhe mjedisin.

Kërkojmë nga të gjithë banorët që të mos i djegin mbeturinat! Ato duhet të trajtohen në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme.

Ju paralajmërojmë se çdo person që nuk e respekton ligjin do të përballet me organet kompetente, përfshirë Inspektoratin e Mjedisit dhe Policinë, dhe do të ndëshkohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Ky apel nuk ka për qëllim të krijojë keqkuptime me askënd, por të mbrojë shëndetin, pastërtinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve të Gaçkës.

Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e mjedisit janë përgjegjësi e të gjithëve!

Me respekt,
Kryetari i fshatit Gaçkë

Kosovo Police Komuna e Ferizajt Gaçkë faqe zyrtare

24/10/2026

Good morning—such beautiful nature and clean air! ⛰️🍃☀️

TIMO Officiial Bashkëvendasi ynë,  nga Gaçka i Urojmë shumë suksese!   🫶🏼
22/10/2026

TIMO Officiial Bashkëvendasi ynë, nga Gaçka i
Urojmë shumë suksese! 🫶🏼

Këngëtari i “Pëllumbave të babit”: Dekadën e fundit nuk është bërë kurrë një hit i tillë (VIDEO) — Klan Kosova

22/10/2026
GAÇKA KA FERMERË TË SUKSESSHËM!Fshati ynë, Gaçka, ka fermerë të zotë e të përkushtuar, e njëri prej tyre është vendasi y...
21/10/2026

GAÇKA KA FERMERË TË SUKSESSHËM!

Fshati ynë, Gaçka, ka fermerë të zotë e të përkushtuar, e njëri prej tyre është vendasi ynë, z. Mesud Mexhid Bajrami, i cili kultivon arra cilësore, të shëndetshme dhe ndër më të mirat në rajonin tonë. 🌱

Nga sot mund të bëni porositë tuaja për blerjen e arrave!

📞 Tel: +383 48 548 513
📍 Rruga Triumfi, Gaçkë

I urojmë z. Mesud shumë suksese në këtë veprimtari të shkëlqyer, të cilën e ushtron me shumë vullnet, pasion dhe përkushtim.

Përkrahja e fermerëve tanë vendorë është përkrahje për ekonominë familjare dhe zhvillimin e fshatit tonë! 🤝🌿

Suksese Mesud, Gaçka krenohet me njerëzit e saj punëtorë! 👏

Gaçkë faqe zyrtare Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë - Ferizaj Komuna e Ferizajt
Mesud Bajrami

Address

Gaçkë
Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gaçkë faqe zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby computer & electronics services