20/05/2021
Të dashur studentë,
Siç e dini, Online është normaliteti i ri! UEJL do t'ju ndihmojë të qëndroni të sigurt në mjedisin digjital.
CRDF Global me mbështetjen e SHBA- Departamenti i Shtetit në bashkëpunim me UEJL-in u mundëson studentëve që ta ndjekin kursin falas Higjiena Kibernetike dhe të marrin Certifikatë.
Ky kurs falas, do t'ju ndihmojë të mësoni rreth kërcënimeve kryesore në botën digjitale, të kuptoni llojin e informacionit personal që synojnë hakerat dhe të mësoni këshilla për mbrojtjen e të dhënave personale, pajisjeve elektronike dhe burimeve të informacionit.
⮚ PSE DUHET TA NDIQNI KËTË KURS?
● Që t’i mësoni rregullat themelore për mbrojtjen e informacionit në telefonat mobil;
● Që të punoni me kompjuter dhe rrjete sociale;
● Që t’i identifikoni burimet e lajmeve të rreme dhe gabimet e zakonshme të përdoruesve në hapësirën digjitale;
● Që të dini si të parandaloni mashtrimin në internet.
⮚ SI DUKET KURSI?
• Zgjat 60 minuta;
• 10 module video të trajnimit të animuar (5-7 minuta secili);
• 1 test përfundimtar.
• Kursi mund të ndiqet në anglisht, shqip ose në maqedonisht.
⮚ ÇFARË PËRFITOJ UNË?
• Aftësi të reja në Sigurinë Kibernetike në Mjedisin Digjital dhe sigurinë në internet.
• Fitoni një Certifikatë personale (Digital badge)
Merrni shpërblime shtesë nëse vlerësoheni jashtëzakonisht mirë në testin përfundimtar.
⮚ SI TË REGJISTROHEM?
• Hapni linkun dhe regjistrohuni si student i UEJL-së
By registering with the cybereducation.org website, you consent to the processing of your personal data and confirm that you are fully aware that all information you provide constitutes personal data, i.e. data used to identify you as a user. You consent to have your personal data stored at CRDF Glo...