Radio Dukagjini - Videos

Radio Dukagjini - Videos Jepi jetë biznesit tënd, reklamo në Radio Dukagjini. Kontakti: 038 737 373 | 038 737 374
Marketing: +383 43 777 022 Me një paanshmëri dhe objektivitet.

Radio Dukagjini është radiostacion privat, komercial, i cili transmeton
programin në rrjetin tokësor dhe internet 24 orë.
Çdo gjë filloi në vitin 1999. Filluam si radio lokale, me drejtor Agim Lluka dhe kryeredaktor Feim
Kurhasani. Programi i parë eksperimental që përmbante vetëm muzikë dhe sigla filloi me frekuencen 106.3, me datën 16 shtator 1999. Ndërkohë vetëm javë më vonë, 3 tetor, filloi transmetimi i parë me skemë programore të rregullt, transmetuar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 01:00 pas mesnate që përmbante kryesisht programe muzikore, programe foljore dhe kontaktuese. Në këto fillimit e arta e plot entuziazëm pjesë e Radio Dukagjinit ishin një
numër i vogël i të punësuarve por që puna e tyre kurorëzoi sukseset e
njëpasnjëshme. Në vitin 2001 Radio Dukagjini nga një radio lokale kalon në një radio
kombëtare e cila vetëm pas një viti në sondazhin e parë të zhvilluar nga
agjensioni amerikan Irex për media është shpallur radio më e degjuar në
Kosovë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Pikerisht nga viti 2001 Radio Dukagjini krijon dhe transmeton nga dy
studio, në Prishtinë dhe Pejë. Programi i Radio Dukagjinit është i organizuar në këto sektore:
- Redaksia e programeve informative
- Redaksia e programeve zbavitëse
- Redaksia e programeve muzikore
- Detapartamenti i sh*tjes dhe administrata
- Produksioni

Me një audiencë në mbarë botën, falë zhvillimit të teknologjisë, me një
gërshëtim të përvojës së të punësuarve të parë dhe me të rinjëve të fundit, me programe për të gjithë. Jo vetëm kaq. Me një sukses të palëkundur kemi punuar dhe arritur që dëgjuesi të jetë pjesë aktive e Radio Dukagjinit, duke besuar në ne, me vlerësimet, kritikat, sugjerimet dhe propozimet e tyre. E gjitha kjo dëgjohet dhe përjetohet me dashuri përveç në frekuencat si në hartë gjithashtu edhe në të gjitha rrjetet sociale. Dhe kur Radio Dukagjini shënon çerek shekulli punë, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin tuaj dëgjues të dashur dhe të gjithë ju
bashkëpunëtorë. Tashmë në këtë institucion po krijohet brezi i tretë dhe vlenë të përmendet që udhëhiqet nga një grua, Edita Doli-Muhaxhiri. Prandaj gjëra të mëdha ndodhin atëherë kur bashkëveprojmë!

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, lidhur me situatën e krijuar para Kuvendit gjatë protestës së sot...
05/10/2026

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, lidhur me situatën e krijuar para Kuvendit gjatë protestës së sotme.

Sipas komunikatës, policia ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor tre protestues, derisa ka thënë se ndihmë mjekësorë kanë kërkuar 11 qytetarë si pasojë e lëndimeve nga hedhja e gazitlostjellës.

Gjithashtu, sipas frocave të rendit, gjashtë zyrtarë policorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve të ndodhura në orët e mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ku disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre e mjete të forta, ndaj objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, Policia e Kosovës me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe parandalimit të eskalimit të mëtejme të situatës, është detyruar disa herë të veprojë ndaj protestuesve që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur pajisjet e nevojshme policore, gazin lotsjellës përfshirë topin e ujit për shpërndarje të turmës.

Policia e Kosovës, për shkaqe sigurie të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, është detyruar që në intervale të ndryshme kohore të ndalojë për qarkullim lëvizjen e automjeteve në disa rrugë përreth qendrës së kryeqytetit, në zonat ku po zhvillohet protesta.

Si pasojë e protestës dhe zhvillimeve në terren, mosrespektimit të thirrjeve të vazhdueshme policore për qetësi dhe rënies ndesh me ligjin, janë shoqëruar në stacion policor tre (3) persona/protestues, ndaj të cilëve të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Bazuar në informacionet e deritanishme, si pasojë e sulmit dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme ndaj objekteve shtetërore dhe në disa raste ndaj zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë zyrtare, gjashtë (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilëve iu është ofruar tretmani mjekësor. Po ashtu, sipas informacioneve të deritanishme njëmbëdhjetë (11) qytetarë/protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të cilëve po ashtu iu është ofruar ndihma mjekësore, informacione këto të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga zhvillimet.

Policia e Kosovës për asnjë ditë dhe në asnjë rast nuk ka vepruar ndaj protestuesve të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, por ka vepruar vetëm në rastet kur protestuesit kanë shfaqur dhunë ndaj institucioneve dhe zyrtarëve policorë, të cilët në vazhdimësi përmes komunikimeve me protestues dhe përmes thirrjeve publike, ka vazhduar së apeluari që të protestohet në mënyrë të qetë dhe në suaza ligjore.

Protesta edhe në këto orë të vona është duke vazhduar e cila aktualisht është e qetë, përderisa zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, siç e kemi theksuar në vazhdimësi siguria e qytetarëve, siguria e pronës publike e private si dhe mbarëvajtja e protestës së qetë vazhdojnë të jenë interes i Policisë së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çës...
05/10/2026

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Pacolli ka ngritur pikëpyetje se si mund të mbrohen ata në Hagë pa funksionalizimin e institucioneve dhe në një situatë ku vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve.

“E qysh po ua merr mendja me i mbrojtë ata në Hagë, pa president e në fushatë zgjedhore?”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka akuzuar kundërshtarët politikë se po e përdorin çështjen e ish-krerëve të UÇK-së për qëllime elektorale.

“Kë po dojnë me e mbrojtë kështu? Se ata në Hagë, jo që nuk po i mbrojnë, por po i keqpërdorin për fushatë”, ka deklaruar ajo.

Pacolli ka thënë se përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së përbën, sipas saj, keqpërdorim të luftës për interesa partiake.

“Përpjekja për ta barazuar fatin politik të një partie me fatin historik të UÇK-së është keqpërdorim i luftës për interesa të ngushta partiake”, ka shkruar ministrja.

Ajo ka përsëritur se ka qenë dhe është kundër Gjykatës Speciale.

“Ne kemi qenë dhe jemi kundër kësaj Gjykate”, ka theksuar Pacolli.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është funksionalizimi i institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimi institucional për mbrojtjen e luftës çlirimtare.

“Mënyra më e mirë për t’i mbrojtur krerët e UÇK-së në Hagë është t’i funksionalizojmë institucionet e Kosovës dhe të punojmë bashkë në mbrojtjen e luftës çlirimtare të Kosovës, e cila ishte e drejtë dhe e pastër”, ka përfunduar ajo.

05/10/2026

“Albin mos mendo që na ul dy këmbë” - Hysni Gucati thirrje policëve me thënien e Ismail Qemailit: Nëse kanë gjak shqiptar, të bashkohen me qytetarët

Kryetari i Partisë Guxo i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës për reflektim dhe angazhim të përbashkët, në pë...
05/10/2026

Kryetari i Partisë Guxo i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës për reflektim dhe angazhim të përbashkët, në përpjekje për tejkalimin e situatës politike rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Në një reagim publik, ai ka theksuar se kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e Presidentit, duke kërkuar që partitë të punojnë së bashku për të shmangur një situatë të re institucionale.

Sipas tij, zgjedhja e Presidentit do të mundësonte kompletimin e institucioneve të larta dhe do të kontribuonte në stabilitetin institucional të vendit.

“Për Kosovën ia vlen kompromisi, ia vlen tejkalimi i vetvetes, ia vlen marrëveshja. Për Kosovën ia vlen gjithçka”, ka deklaruar ai.

Kreu i Guxos ka përmendur edhe sfidat me të cilat, sipas tij, pritet të përballet Kosova, përfshirë proceset që lidhen me drejtësinë dhe shkallën e Apelit në Hagë.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të angazhohen maksimalisht për tejkalimin e situatës politike, duke vënë theksin te nevoja për stabilitet institucional.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është bashkuar protestës së sotme, duke ritheksuar edhe një herë rëndësinë e votimit të...
05/10/2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është bashkuar protestës së sotme, duke ritheksuar edhe një herë rëndësinë e votimit të Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai tha se qytetarët po kërkojnë aprovimin e këtij ligji.

“Ligji është domosdoshmëri, nuk ka asnjë arsye që Ligji të mos aprovohet në dy lexime, Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie, ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes”, u shpreh ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka deklaruar se pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ësh...
05/10/2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka deklaruar se pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës është përballur me një incident me disa prej protestuesve të mbledhur para Kuvendit.

Përmes një reagimi publik, Rexhepi e ka cilësuar rastin si të papranueshëm, duke theksuar se ai dhe familja e tij kanë dhënë kontribut në luftën e UÇK-së dhe në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

“Prandaj, ajo që ndodhi sot më dhemb. Jo vetëm për atë që më ndodhi mua, por sepse akte të tilla nuk i bëjnë nder as Kosovës, as sakrificës së popullit tonë dhe as vlerave për të cilat luftuam”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka bërë të ditur se disa persona të identifikuar pas incidentit kanë kërkuar takim me të për t’i kërkuar falje. Megjithatë, Rexhepi ka thënë se kërkimfalja nuk e mbyll rastin.

Sipas tij, është identifikuar edhe personi që ai e cilëson si “urdhërdhënësin e sulmit”.

“Rastin do ta procedoj tutje në organet kompetente të rendit dhe drejtësisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar deputeti i VV-së.

Rexhepi në fund ka falënderuar qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen pas incidentit.

05/10/2026

Rama: Shpresojmë që policia do të largohet

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar sërish për situatën e krijuar pas përpl...
05/10/2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar sërish për situatën e krijuar pas përplasjes së Policisë me protestuesit.

Kjo organizatë ka ftuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për të vazhduar protestën, kërkesa e së cilës është miratimi i Ligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.

“Popull i dashur. Kategori të dala nga lufta e UÇK-së. Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon.”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e nipit të ish-presidentit të...
05/10/2026

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e nipit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një deklaratë për media, Molliqaj ka pretenduar se ndaj tij është ushtruar dhunë joproporcionale dhe se arrestimi ka qenë i paraprirë nga ndjekje e organizuar.

“Na kanë ndjekur në mënyrë të organizuar, me plan, dhe kanë ushtruar dhunë joproporcionale ndaj tij, atje diku në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka deklaruar Molliqaj.

Ai ka kritikuar veprimet e institucioneve, duke i cilësuar ato si më armiqësore se në të kaluarën.

“Këto veprime janë më armiqësore se kurrë më parë”, ka thënë Molliqaj.

05/10/2026

Gruda për policët: S'kanë çka bëjnë, le t'na lagin

Address

71 Shelton Street
London
WC2H9JQ

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Dukagjini - Videos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Dukagjini - Videos:

Shortcuts

Share