20/12/2019
Ali Ahmeti dhe "pinguinet" e tij rreth partisë BDI-së (DUI-t)
Ali Ahmeti me partinë e tij BDI, si pjesë e koalicionit qeveritar disa vjeçar në FYROM, sot, Maqedoni Veriore, apo e Veriut, Jugut Lindjes apo Perendimit?, ka shërbyer si vegël mostruoze anti shqiptare ne bashkpunim disa vjeçar me qevernë diskriminuese të Gruevskit dhe Zajevit, dhe si vegël qorre që është ky far Aliu, vetëm ka mbuluar dhe mshef diskriminimin shtetror kunder shqiptarëve ne Maqedoni, dhe kur tubohen partiakët pinguin të DUI-t, rreth liqenit në Likovë e gjetkë, me bashkpartiakun e tij Sadulla, etiketojnë dhe degradojnë individ publik të çështjes kombëtare, se kush ruan p**a kush nuk ruan, flasin për krenari, (siç e tha Aliu ishim jemi dhe do të jemi krenar), por krenaria e tij është rreth apsurdit !!!
Tani që të gjith e dijmë politikën e tij destruktve dhe anti-shqiptare disa vjeçare kundër popullit shqipëtar autokton në Iliridë. Diskriminimi permanent në të gjitha sferat e jetës, politike, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, gjuhësore, investuese, infrastrukturore e tjera, duke kryjuar nji gjendje mjerane me kriza shumë planëshe në truallin sizmik të kësaj pjese të Gadishullit tonë Ilirik, dhe për mjerimin tonë sot, do të vuajnë edhe brezat pas nesh.
Mërgata shqiptare në shtetet e Beneluksit ka disa pyetje për Ali Ahmetn, do të ishte mirë që Aliu të ishte përgjigj në vetëm njerën prej tyre:
1/ Zoti Ali, a ke marr fjalën vetëm nji herë në parlamentin e Maqedonisë, dhe pse shqiptarit nuk i njihet e drejta e nënshtetsisë ? (si e derejtë legjitime minimale dhe fundamentale njerzore e dokumentacionit, shkollimit, votimit, punësimit e tjerë, për të qenë i gjall për të lëvizur i lir dhe për të jetuar) ??? pra shqiptari në Maqedoni, lind plaket dhe vdes pa nënshtetsi ? !!!
2/ Zoti Ali, ështe mburrje dhe krenari për ju, që i keni mbushur burgjet me shqiptar të pa fajshëm të dënuar deri në vdekje, a e dini sa është numri i tyre ? !!!
3/ Po a e dini sa është numri i ish ushtarëve të UCK-së Kombëtare, të egzekutuar në kohë "paqe" pa gjyqe, ( kur dihet se çdo kush para se të del para gjyqit është i drejt) ? !!!
4/ A jeni ju Zoti Ali pjesë e skenarit të tragjedisë Brodecit, dhe pse dërgove tre pjestar të partisë juaj për shpionim dhe vëzhgim terenit për pregaditje të sulmit kunder popullatës pa mbrojtur civile shqiptare, të sulmuar në oret e hershme të mëngjesit në befasi me gjithë arsenalin ushtarako-policor ? !!! (Këtë e bëre për tu futur në qeveri me Gruevskin se në atë kohë is**t në opozitë.)
5/ Po për skenarin anti-shqiptar "Monstra" (Shtriga e Smilkovës) a e dini sa shqiptarë të pa fajshëm u dënuan deri në vdekje dhe sa të tjer u maltretuan, torturuan nëpër stacione policore, duke mos kursyer as vajza gra dhe nëna 70-të vjeçare ?
6/ A is**t ju në dieni për skenarin e rradhës në Kumanovë te Lagja e Trimave, dhe pse u tallet me ndjenjat atdhetare të djemve më të devotshëm të çështjes së shenjtë madhore kombëtare ?
Kjo tragjedi nuk harrohet, ku në këtë skenar anti-shqiptar të rradhës ishin të implikuara struktuat e shtetit, për ta futur në grackë viktimën, natyrisht me shpijun shqipfolës të tipit Shenasi Memeti i Likovës, dhe ju Zoti Ali me partinë e BDI-së në pushtet is**t pjesë e pushtetit dhe këtyre strukturave anti-shqipëtare.
A is**t ju në dieni për skenarin, dhe si është e mundur, dhe me çfar të drejte bombardohet Lagja e Trimave në orët e hershme të mëngjesit në befasi, nji lagje e dendur dhe e banuar kryesisht me shqipëtar, duke përdorur të gjithë arsenalin luftarak ushtarako-policor maqedon, me të gjitha llojet e armëve, duke bombarduar me Helikopter, dhe duke djegur lagjen dhe popullatën e pa mbrojtur civile shqiptare duke përfshi gra dhe fëmij pleq e tjerë, duke vrar dhjetë anëtar të grupi, dhe duke i burgosur të tjerët deri në vdekje, dhe ju po vazdhdoni me melodinë e "Dan Shejtanit" duke qëndruar në qeveri, dhe askush nuk dha paërgjegjësi penale juridike për të gjitha këto padrejtësi anti-shqipëtare ??? !!!
Ka edhe shumë pyetje të tjera, që të gjitha mbetën pa përgjigje;
Si përfundim të këtj shkrimi, kërkojmë ndjesë për lexuesit, se nuk ia vlen me u marr me politikën destruktive strile të BDI-së, si nji veprim monoton: Intergrimet intergrimet, Evropa Evropa dhe as gjë tjetër, si reklamat e pastës "Colgate në TV"
Populli shqipëtar në Maqedoni duhet të çlirohet nji herë e për gjithmonë nga kjo parti e BDI-së, si mashtruesja dhe shkatrrusja ma e madhe e popullit që do ta gjykoj e ardhmja historike e popullit shqiptar. Nêse e humb rrugën pyete armikun, dhe shpejt këthe prap, por jo në drejtimin që të jep armiku !
Mërgata shqiptare për shtetet e Beneluksit vite ma par permes nji proteste, para Bashkimit Evropjan kërkoj publikisht largimin e BDI-së nga koalicioni qeveritar, por kjo parti në krye me Ali Ahmetin kurr nuk dashti të ndëgjoj zërin dhe vuajtjet e popullit:
Dhe si përkujtim po e ribotojmë referatin e lexuar në protestën e mërgatës shqipëtare para Këshillit Ministrave të BE-së me 31/04/2012 në Bruksel.
Shkëlqim Buna................ Bruksel 20/12/2019
Këshilli Kombëtar Shqiptar i përbërë nga disa shoqata, degë të partive politike, asosacione të ndryshme, dhe inelektual të pavarur, mbajti mbledhje të jashtzkonshme për të shqyrtuar situatën aktuale në Iliridë (FYROM).Si rezultat, më 28/03/2012 u organizua një protestë, para selisë Ministrave të BE-së.
Para qindra bashkatdhetarëve, në këtë manifestim, moren fjalën, përfaqësues të devotshëm të lëvizjeve atdhetare shqiptare, që të gjithë shohin vetëm një alternativë, Ribashkimin e Shqipërisë, fjala e tyre u ndërpre me duartrokitje dhe me parullën « Shqipëri Etnike , Shqipëri Etnike »
Pjesë e referatit para protestuesve:
Bashkatdhetarët e tubuar sot këtu, me indinjatë të thellë janë duke e përcjellur situatën e krijuar nga dhuna shtetrore që po ushtrohet kundër popullit shqiptar nga rritja e shovenizmit agresiv sllavo-maqedonas.
Dhuna permanente dhe terrori shtetror sllavo-maqedonas që po ushtrohet kundër popullit të pa mbrojtur shqiptar në këtë shtet pa emër dhe artificial po tejkalonë kufijtë e durimit.
Kohë më parë komisioni Evropjan i bëri thirje « Maqedonisë » që të garantoj përputhjen e ligjit anti-diskriminim me legjislacionin Evropjan, deputetët maqedonas nuk ndëgjuan porosinë e Brukselit dhe vazhduan miratimin e ligjëve diskriminuese anti-shqiptare, në kundërshtim flagrant me legjislacionin, dhe parimët e rregullave demokratike të BE-së.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar në Gostivar nga polici sllavo-maqedon, dhe justifikimi i vrasit kriminel nga autoritetet shtetrore të « Maqedonisë », tregon qartë se prapa ketij terrori qëndrojnë institucionet shtetrore të FYROM.-it
Rrahja e femijve të pambrojtur shqiptar të fshatit Qiflik, dhe vazhdimi i dhunës, në Shkup, Kumanovë, Tetovë,Veles, Manasitir, e gjetkë, nga struktura të mshefta mafioze shtetrore, në asnjë menyre nuk mund të justifikohet si huliganizëm apo rast vandal i izoluar, por kjo buron nga aparati shtetror i kryeministrit Nikolla Gruevski, nga fakti që asnjiherë nuk u kapën fajtorët por përkundrazi, strukturave të tilla kriminale , të organizuara nga shteti, u dalin në mbrojtje institutet e shtetit duke « justifikuar » aktet e dhunës kundër shqiptarve dhe njikohësisht duke arrestuar të rinjë shqiptar të pafajshëm për t’ia hudhur fajin viktimës.
Është shumë transparente se dhuna e ushtruar disa vjeçare buron nga rritja e shovenizmit agresiv sllav që tani vuajnë nga sëmundja e paranojës së tyre kolektive, duke filluar nga « Akademia e Shkencave dhe Arteve » sllavo-maqedonase, që ky shtet artificial pa emër, pa identitet dhe pa gjuhë i krijuar në tokën arbërore shqiptare, merr pamjën e shtetëve terroriste diktatoriale, duke kryjuar formacione të shumta ushtarako-policore, nji nacionale sllave, siç janë: Luanet, tigrrat, ujqit, skorpiunët, allfa, komitët, dhelpërat dhe majmunët e tjerë, që të bejnë pamjen mesjetare të një kopshti zologjik.
“Enciklopedia” e rrejshme sllavo-maqedonase, e bazuar dhe e kopijuar nga modelet shoveniste antishqiptare të Vaso Qubrolloviqit dhe Ilia Grashaninit, ju rikujtojmë ardhacakve sllav se kjo enciklopedi mund të filloj dhe të mbaroj në malet Karpate.
E qujtura “enciklopedi” dhe akademikët e saj, janë promotori kryesor i nxitjes shovenizmit dhe nacionalizmit të tërbuar sllav ne FYROM.
Vlenë të cekën vetëm disa nga padrejtësitë e dhunës dhe diskriminimit shtetror të ardhacakëve kolonë sllav, që ushtrohët kundër popullit shqiptar autekton në trojët e tyre stërgjyshore Pellazgo-Ilire.
1) Intensifikimi i procesëve të montuara gjyqësore kundër shqiptarve në pergjithësi, dhe ish ushtarëve të uçk-së në veçanti, të dënuar deri në vdekje.
2) Gjyqi kushtetuës një nacional sllavo-maqedonas ndaloi përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.
3) Gruevski nga parlamenti deklaroi publikisht se, gjuha shqipe kurr nuk do të pranohët gjuhë zyrtare në « Maqedoni ».
4) Diskriminimi i shqiptarve në punësim po vazhdon, dhe papunsia tek shqiptarët arrin shiffrën në 98%, dhe si pasojë shqiptarët marrin rrugën e pa kthim drejt Europës me strajca në shpinë për të siguruar ekzistencë, kjo shifet qartë nga fluksi masiv i azil kërkuesve shqiptarë, ky është një pastrim etnik, që çon në rrudhjen e gjeografisë shqiptare.
5) Plaçkitja e ndërmarrjeve të biznesmenve shqiptar.
6) Detyrimi i mësimit të « gjuhës » së pa vlerë sllavo-maqedonase për nxënësit shqiptar nga klasa e parë e arsimit fillor.
7) Heqja e mbishkrimeve në gjuhën shqipe.
8) Pengimi i investimeve në vendbanimet shqiptare, dhe gjendja mjerane e infrastrukturës dhe ekonomisë.
9) Intensifikimi i aksioneve permanente ushtarako-policore nëpër fshatra dhe lagje kryesisht të banuara me shqiptar të shoqeruara me arrestime, tortura fizike, dhe psigjike, likujdime dhe vrasje klasike mafioze, pa gjyqe, kundër bijve dhe bijave më të mirë të popullit, duke kryjuar një psikozë anti-shqiptare, ku numëri i të vrarërve shqiptar, pas (MO) Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk u realizua kurr, dhe mbeti si kamuflazhë kalon mbi 500 djelmosha të ish-uçk-së kombëtare, bijë nënash të ekzekutuar në kohë “paqe” dhe as kush nuk ka marr përgjegjësi penale juridike. Gjaku i tyre nuk do të bëhet ujë!
10)Projekti Shkupi 2014
11)Vendosja e kryqëve ortodokse në nëntokën dhe mbitokën shqiptare, si dhe ndërtimi i kishës ortodokse sllave mbi kalanë Ilire në Shkup, dhe gërmimet tinzare me ekslavor (bulldozher) mbi Kalanë e Shkupit me qëllim të zhdukjes dhe shkatrrimit të gjurmëve të trashëgimisë së lashtë historike Pellzago-Ilire.
12)Ligji i natalitetit që ndalon lindjën e nënave shqiptare, dhe favorizon lindjet e nënave maqedone, sikur vetëm nënat maqedone mund të lindin fëmijë të çmuar ?!
13) Shqiptari në FYROM lind, plaket dhe vdes, pa nenshtetësi, pa të drejtë dokumentacioni, shkollimi, punësimi, vote tj; pra pa te drejë minimale njerzore, për të qenë i gjall, për të lëvizur i lirë dhe për të jetuar.
14)Diskriminimi i shqiptarve që nuk kanë nenshtetësi thuhet se arrinë shifren 60%, qëllim ky për minimizimin e numrit të popullit shqiptar shumicë në Iliridë.
15)Prerja dhe djegëja e pyjeve, dhe maleve të shqiptarve, qëllimisht për pastrimin dhe pregaditjen e terenit strategjik për luftë anti-shqiptare, me pasoja katastrofale ekologjike. të natyres Ejt…
Për pos ketyre dhe shumë gjërave të tjera diskriminuese të cilat nuk mund të përfshihën të githa, po cekim edhe disa thirje shoveniste që degjohën ditët e fundit duke kenduar këngë raciste antishqiptare, nga autor këngëtar e kompozitor , që ky shtet nuk i ndërshkon!
Kërkohët publikisht, vdekje kolektive për shqiptarët, komora gazi, Auswichi shqiptar dhe digjet Flamuri Kombëtar Shqiptar.
Grafite të shumta nëpër qytete të ndryshme Shkup,Veles, Manastir, Kumanovë, Ohër, etj… nëpër rrugë, mure, dyerë shifën shkrimet “vdekje për shqiptarët”, “shqiptar i mir, shqiptar i vdekur” e tj.
Shfaqa e nji video incizimi ku shifet qartë gjegëja e Flamurit Kombëtar Shqiptar, duke kënduar këngë fashiste antishqiptare, e gjithë kjo po ndodhë në prag të marrëveshjës Maqedono-Serbe për bashkëpunim policor të një lufte të përbashkët anti-shqiptare me policinë kriminale të gjenocidit serb në Kosovë.
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u theksuan dhe shumë ngjarje tjera të tmerrshme kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe tepër urgjente të Partisë BDI-së (Bashkimi Demokratik për Intergrim), dhe liderve të saj, nga koalicioni qeveritar, duke tërhequr vëretjën që të mos futët ndonjë parti politike shqiptare në qeveri, duke shfrytëzuar tërheqjen e BDI-së.
I bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të aktivizojnë mekanizmat koördinues dhe të merret seriozisht situata e krijuar në FYROM.
Bëjmë thirrje mbarë popullit shqiptar në truallin sizmik të Ballkanit të qëndroj vigjilent, i bashkuar, dhe të organizohën protesta në Tiranë, Prishtinë dhe Shkupin Shqiptar dhe në Diasporë, në Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel e gjetkë, të ngritet zëri kundër vrasjeve dhe diskriminimit kolonial, për mbrojtjen e të drejtave legjitime të Popullit Shqiptar në trojet e lashta autoktone Pellazgo -Ilire, për një strategji të përbashkët politiko-kombëtare, të zgjidhjes problemit Nacional Shqiptar në Ballkan, për realizim të aspiratave mbarë kombëtare, Ribashkimin e Shqipërisë. Si rrugë e vetme e stabilitetit të Ballkinit dhe Evropës.
Thuhët mes tjerash nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare për Beneluks.