VIRTUAL® është një kompani e Teknologjisë së Informacionit e themeluar në Shqipëri në vitin 2011. Kompania jonë ofron shërbime gjithëpërfshirëse të teknologjive Web duke filluar nga dizenjimi sipas kërkesave deri në zhvillimin e plotë të Aplikacioneve Web më komplekse. Ne i bazojmë ofertat tona duke ofruar një sërë zgjidhjesh të sigurta në përputhje me kërkesat e klientëve dhe bizneseve. Ne kombin
ojmë detajet e profilit të biznesit me mundësite teknologjike dhe metodën e zhvilimit të tyre për të arritur rezultate efektive dhe me cilësi të lartë,për të maksimalizuar produktivitetin dhe përparësitë konkurruese të klientëve. Ekspertët zhvillues të aplikacioneve, dizenjuesit dhe analistët e sistemeve Mobile, krijojnë aplikacione sipas kërkesave për Smartphone dhe Tablet në platformat iOS, Android dhe HTML5. Ne kemi publikuar disa aplikacione të suksesshme për klientët tanë, kryesisht për kompani prodhuese, biznese të reja, media dhe firma në profilin e argëtimit. Ne jemi ofruesi kryesor këtu në Shqipëri për Cloud dhe SaaS për biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, për sisteme qeverisjeje / organizata jofitimprurëse, biznese profesionale dhe biznese në fushën e edukimit. Me shërbimet tona, Konsultim & Optimizim, ju merrni teknologjinë që ju duhet në modelin që ju dëshironi. Klientët tanë suportohen nga zyrat lokale të Virtual në Shqipëri, duke dërguar suport on-site dhe duke i këshilluar rreth teknologjisë për biznesin e tyre.