14/10/2026
Po sikur ajo që e quajmë “vështirësi” te fëmija ynë, të jetë një mënyrë për të na kërkuar ndihmë?
📚 Vështirësitë në vëmendje dhe lexim nuk duhen parë vetëm si pengesa, por si një mundësi për ta kuptuar më mirë fëmijën tonë dhe për ta mbështetur ashtu siç ka nevojë.
Lincoln Centers ju fton në një bisedë të hapur dhe profesionale me Dr. Ida Kruti, pedagoge, për të kuptuar më shumë, për të ndarë shqetësimet tuaja dhe për të gjetur mënyra konkrete për t’i ndihmuar fëmijët të ecin përpara me besim.
📅 22 tetor 2026
🕔 17:00
📍 Lincoln Center, Bllok
Sepse çdo fëmijë meriton të ndihet i kuptuar, i mbështetur dhe i besuar.
Ju presim!