Itaka7 - Privacy & Cybersecurity

Itaka7 - Privacy & Cybersecurity Your secure destination!

80% e shkeljeve të sigurisë fillojnë nga një email phishing. Dhe në 2025, 40% e këtyre emaileve gjenerohen nga inteligje...
15/04/2026

80% e shkeljeve të sigurisë fillojnë nga një email phishing. Dhe në 2025, 40% e këtyre emaileve gjenerohen nga inteligjenca artificiale.

Në artikullin e ri, ndajmë 7 hapa konkretë që çdo biznes duhet të zbatojë — nga konfigurimi i SPF/DKIM/DMARC deri te plani i reagimit kur dikush klikon gabimisht.

👇 Artikulli i plotë në koment.

Gëzuar Pashkët! 🐣Ju urojmë një ditë plot diell, gëzim dhe fillime të reja.🌱
12/04/2026

Gëzuar Pashkët! 🐣

Ju urojmë një ditë plot diell, gëzim dhe fillime të reja.🌱

08/04/2026

Sky ECC numëronte 170,000 përdorues dhe ofronte 5 milionë dollarë shpërblim për këdo që thyente sigurinë e aplikacionit. Policia nuk sulmoi drejtpërdrejtë enkriptimin, por grumbulloi mesazhe të enkriptuara për muaj me rradhë, dhe i deshifroi të gjitha kur zbuloi çelësat e dekriptimit.

Pse nuk funksionoi siguria e aplikacionit?

Sepse Sky ECC nuk kishte implementuar Forward Secrecy.

Artikulli në komentin e parë...

Gëzuar Pashkët nga ITAKA7! 🐣 Urojmë që këto ditë të sjellin qetësi, shëndet dhe momente të bukura me familjen.
05/04/2026

Gëzuar Pashkët nga ITAKA7! 🐣 Urojmë që këto ditë të sjellin qetësi, shëndet dhe momente të bukura me familjen.

Të dhënat SENSITIVE janë një kategori e veçantë e të dhënave personale dhe për mbrojtjen e tyre kërkohen masa më të rrep...
19/02/2025

Të dhënat SENSITIVE janë një kategori e veçantë e të dhënave personale dhe për mbrojtjen e tyre kërkohen masa më të rrepta.
ju ndihmon të qëndroni në përputhje me ligjin dhe të garantoni mbrojtjen e të dhënave për klientët dhe partnerët tuaj.

Si kryhet phishing?Phishing shfrytëzon një email apo një sms për t'iu mashtruar me qëllim vjedhjen e informacionit. Bash...
18/02/2025

Si kryhet phishing?

Phishing shfrytëzon një email apo një sms për t'iu mashtruar me qëllim vjedhjen e informacionit. Bashkë me “email-in” dërgohet një file i bashkëngjitur apo një link për tu klikuar.

Kur të dyshoni?

🚩Kur ka një kërkesë për të vepruar me urgjencë.

🚩Kur kërkesa është “shumë e bukur për të qënë e vërtetë”.

🚩Kur shikoni gabime gramatikore.

🚩Kur email-i ka një link që të drejton në një faqe login-i.

🚩Kur file i bashkëngjitur ka një emër jo të zakonshëm.

Si të veproni?

🔍Verifikoni GJITHMONË domain-in nga i cili është dërguar email-i.

🔍Verifikoni link-un nëse është i mbushur me karaktere.

🔍Mos e klikoni butonin "Unsubscribe" nëse nuk jeni të sigurtë.

🔍Kontaktoni kompaninë që ka dërguar "email-in" për të verifikuar vërtetësinë e tij.

🔍Nëse nuk jeni 100% i sigurtë për korrektësinë e email-it, kontaktoni me departamentin tuaj të IT.

Në muajin që lamë pas hyri në fuqi Ligji i ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i cili ka sjellë ndryshime të rëndë...
17/02/2025

Në muajin që lamë pas hyri në fuqi Ligji i ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i cili ka sjellë ndryshime të rëndësishme për të gjitha subjektet që trajtojnë këto të dhëna.

A është kompania juaj në përputhje me këto ndryshime?

ka përgatitur një pyetësor të shkurtër për ju që të vlerësoni në autonomi nëse kompania apo organizata juaj është në përputhje dhe pajtueshmëri me këtë ligj.

Merrni vetëm 5 minuta kohë në plotësimin e pyetësorit në këtë link: https://lnkd.in/dRhY8uFJ

07/02/2025

06/02/2025

Imagjinoni të ndizni kompjuterin dhe të shihni këtë mesazh:"Të dhënat tuaja janë të enkriptuara. Paguani $1,000 në Bitco...
04/02/2025

Imagjinoni të ndizni kompjuterin dhe të shihni këtë mesazh:
"Të dhënat tuaja janë të enkriptuara. Paguani $1,000 në Bitcoin ose mund ti thoni mirupafshim te dhënave që kish*t në kompjuterin tuaj".

Të dhënat tuaja janë marrë "peng" nga një Ransomware, i cili është një nga kërcënimet më të rrezikshme në sigurinë kibernetike.

🔹 Po çfarë është një Ransomware?

Ransomware është një lloj malware-i (na zhargon mund ta quajmë një virus) që enkripton të dhënat tuaja dhe kërkon një pagesë për t’i rikthyer ato. Hakerat e shpërndajnë atë përmes email-eve phishing, ose duke përfituar nga sisteme të pa mbrojtura.

🔹 Pse duhet të shqetësoheni?

❗Ransomware, duke "marrë peng" kompjuterin apo serverin tuaj, mund të ndalojë plotësisht operacionet e biznesit, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare.
❗Nëse nuk keni një backup të të dhënave tuaja, ato mund të humbasin përgjithmonë.
❗Edhe nëse paguani, nuk ka asnje garanci që hakerat do t’ju rikthejnë të dhënat tuaja.

🔹 Si të mbroheni?

✅ Kryeni rregullisht backup të të dhënave dhe ruajeni atë në një vënd të sigurtë.
✅ Mos hapni email-e apo të klikoni mbi skedarë (file) për të cilat nuk jeni të sigurtë se cili ju a ka dërguar.
✅ Kryeni GJITHMONË përditësimet e aplikacioneve dhe sistemeve të operimit.
✅ Përdorni aplikacione sigurie si antivirusët, për të mbrojtur pajisjet tuaja.

Sulmet ransomware po shtohen çdo ditë, por me masat e duhura mund ta shmangni rrezikun. Mbrojtja është gjithmonë më e lirë se të paguash një haker.

Address

Rruga Shyqyri Berxolli, 14
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Itaka7 - Privacy & Cybersecurity posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share