29/06/2026
Genard has a huntch...!!!! He told it to Ermal Tafaj of Credins Bank at Rruga: Hoxha Tasim.
Si sot, 12 vite më parë, në 2014-ën, në zemër të Tiranës u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Santo. Pak metra larg hyrjes së selisë qendrore të Bankës Credins, ku po shkonte si çdo mëngjes në punë, 58-vjeçari u qëllua me disa plumba nga dy persona të maskuar që lëviznin me një motor. Atentati ndodhi në mes të ditës, para syve të dhjetëra kalimtarëve dhe kamerave të sigurisë, duke tronditur jo vetëm botën e biznesit, por gjithë opinionin publik. Autorët u larguan me shpejtësi drejt zonës së Liqenit Artificial, ndërsa policia ngriti postblloqe në disa akse rrugore, aktivizoi FNSH-në, RENEA-n dhe madje përdori edhe helikopterë në ndjekje të tyre.
Hetimet e para siguruan pamje filmike, dëshmi dhe të dhëna mbi motorin e përdorur në krim. U shoqëruan persona dhe u vendos një shpërblim prej 100 mijë eurosh për çdo informacion që do të çonte në identifikimin e autorëve. Megjithatë, pavarësisht operacioneve intensive dhe pistave të shumta të hetimit, atentati nuk u zbardh. Kush e vrau Artan Santon? Kush e urdhëroi eliminimin e një prej figurave më të rëndësishme të sistemit bankar shqiptar? Këto pyetje vazhdojnë të mbeten pa përgjigje edhe pas 12 vitesh, ndërsa dosja konsiderohet një nga misteret më të mëdha kriminale në vend.
Artan Santo ishte bashkëpronar dhe drejtor i përgjithshëm i Bankës Credins, banka e parë me kapital 100% shqiptar, si dhe investitor në fushën e medias, përmes Scan TV dhe Focus Group. Me një karrierë të gjatë në sektorin financiar, ai konsiderohej një nga njerëzit më me ndikim në ekonominë shqiptare. Sot, 12 vite pas atentatit mafioz që i mori jetën, vrasja e tij mbetet pa autorë dhe pa një përgjigje përfundimtare nga drejtësia. Një krim që vazhdon të rëndojë mbi historinë e kronikës shqiptare dhe që rikthen çdo vit të njëjtën pyetje, pse ende nuk është zbardhur e vërteta?
Kryeministri, që e kishte bërë aq mik të ngushtë para se të vritej, pse nuk e kujtoi?