18/05/2026
đ ĂfarĂ« na tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat pĂ«r performancĂ«n e bashkive?
Përmes Raporteve Lokale të Performancës, të dhënat institucionale transformohen në informacion të qartë, të matshëm dhe të aksesueshëm për publikun.
Këto raporte mbështesin bashkitë jo vetëm në monitorimin e performancës së tyre, por edhe në forcimin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët mbi cilësinë e shërbimeve publike, përdorimin e burimeve dhe rezultatet konkrete të qeverisjes vendore.
Kur informacioni është i hapur dhe i kuptueshëm, qytetarët informohen më mirë, dialogu publik forcohet dhe transparenca kthehet në besim.
Ekspertët e Smart Processes kanë asistuar 30 bashki në përgatitjen e Raporteve Lokale të Performancës, përmes mbështetjes teknike, trajnimit të stafit dhe garantimit të cilësisë së të dhënave, duke kontribuar në hartimin e raporteve të sakta, të besueshme dhe të krahasueshme.
Ky proces mbështetet nga projekti "Bashki të Forta", i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania Swiss Development & Cooperation) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tiranaa), i zbatuar nga Helvetas