12/06/2023
Pjesë e konferencës "THE FUTURE 2030" do jetë pjesmarrja e një paneli të jashtëzakonshëm për të diskutuar temën: SFIDAT E SISTEMIT ARSIMOR PËRBALLË ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK.
Na nderojnë me pjesëmarrje në këtë panel:
𝗣𝗵.𝗗 𝗘𝗱𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗠𝗔𝗥𝗧𝗜𝗥𝗜 është lektore në programin bachelor “Informatikë Ekonomike” dhe Master i Shkencave në “Siguri Informacioni” në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Pranë këtij institucioni ajo ka marrë gradën e parë Doktor me disertacion në drejtim të mbrojtjes së të dhënave, si dhe titullin Profesor i Asociuar pranë departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar.
Për disa vite ka punuar si kërkuese shkencore në Universitetin NTNU, Norvegji, pranë departamentit të IT dhe Komunikimit, ku ka marrë gradën e dytë Doktor (PhD) në programin “Siguri Informacioni”, me fokus Sistemet Biometrike (2022). Në këtë detyrë ajo arriti të dizenjojë, testojë dhe zhvillojë me sukses sipas standarteve një skemë të re mbrojtjeje të të dhënave sensitive në bazën e të dhënave biometrike. Pjesë e eksperiencës së fituar pranë NTNU ishte dhe analiza e kërcënimeve, modelimi i skenarëve të sulmuesve, dizenjimi i strategjive për sprapsjen e sulmuesve, menaxhimi dhe vlerësimi i riskut, etj.
Përvec angazhimit në akademi, ajo ka punuar si zhvilluese e sistemeve të ndryshme (blockchain architect, web-design, team leader), audituese e sigurisë, dhe konsulente e jashtme për ICT, sigurinë, zhvillimin dhe cilësinë e sistemeve, më së shumti për kompani dhe organizma të huaj.
Nga viti 2014 shërben si Person Kontakti Kombëtar (NCP) për European Association of Biometrics (www.eab.org).
Së fundmi, ajo është aktive në fushatat e ndërgjegjësimit të sigurisë, aktivitetet e zhvilluara nga komuniteti lokal i IT në Shqipëri, si mentore, anëtare, apo organizatore, duke u përpjekur të fokusojë vëmendjen tek sistemet secure-by-design, etikën në zhvillim, si dhe të ngushtojë sadopak distancën që ekziston mes akademisë dhe industrisë së IT.
Në vitin 1993 ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Matematikë (Gjeometri) në Universitetin Lehigh, SHBA. Ndërsa në viti 2006 ka fituar titullin “Profesor” në Universitetin “Eskişehir Osmangazi”, Turqi.
Nga viti 1991 deri në 1993 ka qenë Asistent Lektor në Universitetin “Lehigh”, SHBA. Më pas e vazhdoi serish karrierën e tij disavjeçare si pedagog në Universitetin “Anadolu” dhe më pas deri në vitin 1999 në Universitetin “Eskişehir Osmangazi”.
Ka mbajtur pozicione kyçe në Institucione të ndryshme të Arsimit të Lartë jashtë vendit si dhe në Shqipëri.
Që prej vitit 2022 ai iu bashkua CIT, si një nga universitetet private më prestigjioze në Shqipëri, ku aktualisht mban postin e Zëvendës Rektorit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë.
Interesat e tij kërkimore janë në matematikë, gjeometri diferenciale dhe topologji.
𝗠𝗦𝗖. 𝗦𝗛𝗘𝗙𝗤𝗘𝗧 𝗠𝗘𝗗𝗔
Lektor në Fakultetin e Inxhinierisë, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” – CIT
MSc. Shefqet Meda ka përfunduar studimet e larta në Inxhinieri Elektronike.
Ka një eksperiencë të gjatë në industrinë e IT-së dhe telekomunikacionit, e prej një dekade ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Teknik në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike në Shqipëri si dhe pozicionin Drejtorit të Sistemeve të IT -së në Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Ai gjithashtu ka punuar si Administrator i Bazave të të Dhënave në SIIA dhe ka qenë Drejtor Teknik Shkencor për NIS.
Ai posedon disa çertifikime nga institucione prestigjioze mes të tjerave nga: Universiteti i Harvardit, OKB, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe Microsoft Academy.
MSc. Shefqet Meda ka marrë pjesë dhe udhëhequr disa projekte në nivel ndërkombëtar si: Sistemi i Monitorimit të Frekuencave Kombëtare, Sistemi i Hartimit të Infrastrukturës, Matja e cilësisë së shërbimit të internetit, etj.
Është anëtar i Bordit të Inxhinierëve të Transmetimit Shqiptar dhe Anëtar i Grupit të Përgjegjës Jo-Komercial të ICANN-it.
MSc. Shefqet Meda ka një kontribut shkencor në revista të ndryshme si autor dhe bashkëautor.
Meda ka kontribuar në revista të ndryshme si autor dhe bashkëautor në publikime dhe ka mbikëqyrur tema të shumta diplome në fushën e sigurisë, inteligjencës artificiale, IoT, rrjeteve dhe telekomit.
𝗣𝗵.𝗗. 𝗜𝗴𝗹𝗶 𝗛𝗮𝗸𝗿𝗮𝗺𝗮 ka përvojë të gjatë profesionale dhe akademike në Software Engineering, Inteligjencë Artificiale dhe aspekte inxhinierike të proceseve ekonomike. Aktualisht është Drejtues i Qendrës së Inovacionit dhe mbikëqyrës i AILab në UMT.
Aktiviteti i tij i mësimdhënies ka qenë i fokusuar në kurse si Programimi, Web, Applied AI dhe Software Engineering. Hulumtimi i tij fokusohet në Inteligjencën Artificiale të Aplikuar në Sistemet e Informacionit, Data and Process Mining, modelimin e bazuar në agjentë dhe aplikimin e tyre në ekonomi.
Ai ka një diplomë në Informatikë Biznesi nga Universiteti i Tiranës dhe dy diploma master, njëra në Inxhinieri Kompjuterike dhe tjetra në Studime Ekonomike Evropiane, si dhe një doktoraturë me titullin “Intelligent Agent-based Economic Modeling”.
Ai ka qenë i angazhuar në disa iniciativa startup-esh dhe ka qenë një aktor aktiv në ekosistemin e startup-eve në Shqipëri që në fazat e hershme të tij, ku ka mentoruar dhe udhëhequr disa startup-e që nga konceptimi deri në lançimin në treg në nivele të ndryshme. Ai gjithashtu ka një ekspertizë në Inxhinierinë e Inovacionit, duke filluar nga ideja bazë e biznesit e deri te procesi inxhinierik i elementeve inovative duke përdorur teknikat e inxhinierisë softuerike dhe inteligjencën artificiale të aplikuar.