23/06/2026
Ozempic, Wegovy dhe Mounjaro janë emra që i njohim të gjithë. Por miliona njerëz po blejnë online versione të paaprovuara ose të kompounduara të këtyre barnave. Kur një ilaç bëhet trend, siguria nuk duhet të bëhet kompromis.
Sipas raportimeve të fundit, rreth 1.5 milionë amerikanë po përdorin forma të paaprovuara të semaglutide-s versione të përgatitura nga farmaci kompounduese (compounded semaglutide) që nuk janë miratuar nga FDA dhe nuk i nënshtrohen të njëjtave kontrolle për sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin si produktet e aprovuara.
Rreziqet e raportuara përfshijnë:
• Dozime të pasakta dhe mbidozim
• Produkte me përbërje ose përqendrime të ndryshme nga ato të deklaruara
• kontaminime ose mungesë kontrolli të cilësisë
• Efekte anësore serioze, përfshirë të përziera të rënda, të vjella, hipoglicemi dhe dëmtime të veshkave. (U.S. FDA)
Në Kungul besojmë se transparenca nuk është luks, është domosdoshmëri. Para se të ndjekim trendet, le të pyesim: A është i aprovuar? A është i sigurt? A e dimë vërtet çfarë po përdorim?
Sepse shëndeti nuk duhet të jetë kurrë një eksperiment. 💚