11/02/2022
1.Marrëdhënia e grave në shkencë është karakterizuar gjithmonë me vështirësi. Atyre i është dashur të thyejnë barrierat e mentaliteteve kryesisht mashkullore për të çarë udhën mes kolegëve meshkuj dhe të fitojnë respekt.
Po ta mendojmë, janë të pakët ata që dinë se zbulimi që ka revolucionuar gjenetikën njerëzore dhe studimet mbi të, dmth zbulimi i spirales së dyfishtë të ADN-së, është meritë e një gruaje, Rosalind Franklin, por fatkeqësisht asaj nuk ju njoh kurrë merita, që i kaloi gabimisht dy shkencëtarëve Watson dhe Crick, të cilëve “iu dhurua” çmimi nobel për një zbulim të tillë.
Një fat i ngjashëm do i përkiste edhe një shkencëtareje shqiptare, të parës, Sabiha Kasimati.Sabihaja ishte gati të publikonte veprën e saj voluminoze “Peshqit e Shqipërisë”, por ja që fati i saj ndërthuret me atë të Rosalind Franlin, sepse vepra e saj nuk u publikua kurrë në emrin e autores së vërtetë, Sabiha Kasimati, por në emrin e një shkencëtari rus Anatoli Poliakov, dhe të dy sudiuesve fillestarë Ndoc Filipi e Ndoc Rakaj.
2.Shkencëtarja e njohur shqiptaro-amerikane Dr. Laura Mersini flet lidhur me teorinë e saj të “multiversit”, dallimin e shkencës nga religjioni, spekulimet rreth çmimit Nobel etj.Laura ka shtjelluar probleme lidhur me teoritë aktuale për krijimin e universit. Në këtë kontekst ajo ka mbrojtur teorinë e saj që vë në pikëpyetje teorinë e “Big Bang”. Sepse, dr. Mersini pyet: çfarë ka pasur para kësaj dhe këtë e shtjellon në Teorinë e saj të “Multiversit” që domethënë se ka më shumë se një univers. Sipas saj, teoria e Big Bang-ut është e pamjaftueshme për të shpjeguar krijimin e universit. Dhe, kjo teori e kozmologes shqiptare, ka pasur një aprovim nga qarqe shkencore të avancuara në botë.
3.Shkencëtarja shqiptare, Klejda Bega nga Elbasani, është në prag të çmimit Nobel, pasi në arritjet e saj në shkencë, ka gjetur një formulë që mund të
lëvizë atomet sipas dëshirës nëse përdor një procedurë të veçantë dhe disa pajisje sipas skemës së krijuar prej saj.
Që në fillim, Bega ka qenë një nxënëse e shkëlqyer duke u rreshtuar në studentët ekselentë dhe fituese e vazhdueshme e Olimpiadave të Matematikës
dhe Fizikës në Shqipëri.
4.Në këtë listë mund të shtojmë edhe binjaket Argita dhe Detina Zalli. Të cilat kanë studiuar Imunologji dhe Biologji Molekulare.
5. Xhulia Kurti, studentja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovative për dërgimin e materialeve përmes ‘Smartphone’ edhe pa internet dhe pa paguar faturën. 23 vjeçarja u përzgjodh nga juria mes 26 finalistë.