Tefsiri I Kuranit famëlart

Tefsiri I Kuranit famëlart Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tefsiri I Kuranit famëlart, Information Technology Company, Lushnjë.

Elhamdulilah, kjo faqe eshte hapur ku 'me lejen e Allahut Subhanehu ue teala" do ketë postime reeth tefsirit të ibn Kethirit dhe ibn saadit Allahu I mëshiroft.

29/05/2026
02/05/2026

Allahu na permirsoft shpirtin. Amin .

23/04/2026


🍀Pse duhet të kërkojmë falje pas përfundimit të punëve të mira❓

✨Allahu i Lartësuar thotë:

﴿إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَىِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٌ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَ ۚ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ ۚ عَلِمَ أَن لَّن تُحۡصُوهُ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡ ۖ فَٱقۡرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِ ۚ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرۡضَىٰ ۙ وَءَاخَرُونَ يَضۡرِبُونَ فِى ٱلۡأَرۡضِ يَبۡتَغُونَ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ ۙ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ فَٱقۡرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنۡهُ ۚ وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقۡرِضُوا۟ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنًا ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا۟ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٍ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرًا وَأَعۡظَمَ أَجۡرًا ۚ وَٱسۡتَغۡفِرُوا۟ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌۢ﴾ (٢٠)
“Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!” (Muzzemmil: 20)

💧Allahu i Lartësuar nuk e ngarkon robin përtej mundësive të tij. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, që nuk e rëndoi këtë umet dhe nuk la asnjë vështirësi në fenë e tyre.

💧Ai e lehtësoi Sheriatin, në varësi të nevojave dhe gjendjes së robve, duke u kujdesur për mirësinë e trupit, dynjasë dhe të fesë së tyre.

🔖Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për dy adhurime shumë të rëndësishme, që konsiderohen si shtylla të çdo adhurimi tjetër.
✔️Ai urdhëron për faljen e rregullt të namazit, pa të cilin feja e robit nuk mund të qëndrojë në këmbë,
✔️dhe për dhënien e zekatit, i cili është tregues i vërtetësisë së imanit dhe bamirësisë ndaj krijesave.
Ai thotë: - “Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!” -
▫️Faleni namazin me rregull, duke plotësuar të gjitha shtyllat, themelet, detyrat dhe pjesët e pëlqyeshme të tij.
▫️Gjithashtu, shpenzoni për hir të Zotit, me sinqeritet të plotë vetëm për të kënaqur Atë. Jepni për hir të Zotit, duke qenë të vendosur në atë që bëni, dhe jo me zemër të lëkundur. Jepni nga pasuria hallall, me të cilën Zoti ju ka begatuar. Këtu flitet për shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme.

Pastaj Allahu i Lartësuar porosit për kryerjen e veprave të mira në përgjithësi, duke thënë:
- “Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer.” -
🌿Një e mirë shpërblehet nga Zoti me dhjetëfish deri në shtatëqindfish, madje edhe më shumë.
🌿Le ta dinë besimtarët se, një grimcë mirësie e bërë në këtë dynja për hir të Zotit do të shpërblehet në Xhenetet e përjetësisë dhe të mirësive të pafundme shumë më shumë se e gjithë dynjaja, me gjithë stolitë e saj.
🌿Vepra e mirë e besimtarit ka për t’u shpërblyer me kënaqësi dhe përjetime të mrekullueshme, të cilat nuk ka asnjë mënyrë për t’i përfituar, veç përkushtimit në adhurimin e Zotit, nëpërmjet atyre fjalëve dhe veprave që Ai na ka porositur nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij.

⚡️Subhanallah! Sa e sa kohë humbet me kotësi të kësaj dynjaje!
⚡️Sa e sa kohë e gjatë harxhohet pa bërë asnjë vepër të mirë për të kënaqur Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm!
💫O Zot, na ndihmo për këto zemra, tek të cilat nuk po ndikon më paralajmërimi Yt dhe nuk po përmallohen për takimin me Ty, që je më i Mëshirshëm për to se vetë ato për veten e vet!
💫O Allah! I Lavdëruar qofsh! Vetëm tek Ti ankohemi dhe qahemi!
💫Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë! Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, veçse ai që mbështetet tek Ti.

- “Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë!” -

🔖Pasi na porositi për të kryer vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij.
Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit:
💥ai ose nuk i zbaton fare ato,
💥ose i zbaton me mangësi.

📍Prandaj, që veprat tona të jenë të denja për t’u pranuar dhe shpërblyer, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i kërkojmë falje Atij.
⚡️Të mos harrojmë, gjithashtu, se robi bën gabime dhe gjynahe gjatë natës dhe ditës, kështu që është gjithmonë në nevojë për faljen dhe mëshirën e Zotit të tij.
⚡️Nëse Zoti nuk e përfshin në mëshirën e Vet, shkatërrimi është i sigurt dhe i pakthyeshëm.

📚Tefsir Sa’di📚

22/04/2026

~
💎 MADHËSHTIA E KUR’ANIT
(~~42~~)

• Përkujtimi bën dobi

✨Allahu i Lartësuar thotë:

﴿أَلَمۡ يَأۡنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن تَخۡشَعَ قُلُوبُهُمۡ لِذِكۡرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلۡحَقِّ وَلَا يَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلُ فَطَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَمَدُ فَقَسَتۡ قُلُوبُهُمۡ ۖ وَكَثِيرٌ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ﴾ (١٦)
﴿ٱعۡلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يُحۡىِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَا ۚ قَدۡ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلۡءَايَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ﴾ (١٧)
“A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë e pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë jashtë rrugës?”
“Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni.” (Hadid, 16-17)

🔺Pasi Allahu i Lartësuar foli (në ajetet më përpara) për gjendjen në ahiret të besimtarëve e besimtareve, munafikëve dhe munafikeve, kjo duhet t’i bënte zemrat të frikësoheshin dhe të pendoheshin para Zoti të tyre, të nënshtroheshin para madhështisë së Tij.
🔺Atëherë, Allahu i qorton besimtarët, të cilët ende nuk e ndiejnë këtë ndryshim në veten e tyre:
- “A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti...” -
⚡️A nuk ka ardhur koha që zemrat e besimtarëve të frikësohen e të zbuten nga kujtimi i Allahut, pra, nga ajetet Kur'anore?!
⚡️A nuk ka ardhur koha që ata të nënshtrohen në zbatimin e urdhrave, në largimin nga haramet dhe të nxjerrin mësim nga e vërteta që iu shpall Muhamedit (sal-la Allahu alejhi ue sel-lem).
📍Kjo është nxitje për të kultivuar frikën dhe përunjësinë e zemrës ndaj Allahut të Lartësuar dhe Shpalljes së Tij.
☂️Besimtarët duhet të kujtojnë këshillat hyjnore dhe të përkushtohen në zbatimin e fesë së Zotit në çdo kohë dhe në çdo gjendje të tyre.
☂️Ata duhet të llogarisin veten, para se të vijë çasti kur pendimi nuk do të pranohet më.
- “...dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë e pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë jashtë rrugës?” -
Të mos bëhen si ata të cilëve Zoti u shpalli libër, që duhej të fuste drojë në zemrat e tyre dhe t’u bindeshin urdhrave të Tij, por ata nuk u treguan të qëndrueshëm në këtë rrugë. Përkundrazi, pasi kaloi një kohë e gjatë, ata u harruan në kotësira, derisa imani i tyre u zbeh, ndërsa siguria në fe iu zhduk.
I Madhëruari thotë që
“zemrat e tyre u ngurtësuan”.

💧Zemrat kanë nevojë të vazhdueshme që të kujtojnë Shpalljen e Zotit dhe të dëgjojnë urtësitë e Tij.
💧Njeriu nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm, sepse kjo bëhet shkak për ngurtësimin e zemrës dhe për largimin e lotëve, që rrjedhin nga frika e Zotit.
- “Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni.” -
💫Shenjat e Allahut të Madhëruar i tregojnë njeriut qëllimet e larta hyjnore.
💫Kështu, Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj është i plotfuqishëm që të ngjallë robtë pas vdekjes së tyre dhe t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre.
💫Ai që ngjall tokën pas vdekjes së saj me ujin që e zbret nga qielli, Ai është i plotfuqishëm që t’i ngjallë zemrat e vdekura me Shpalljen që ia zbriti nga qielli Profetit të Tij.

📍Nga ky ajet nënkuptohet, gjithashtu, se ata që nuk udhëzohen nga shenjat e Allahut janë të palogjikshëm.

📚Tefsir Sa’di📚
https://t.me/Tefsiri_Sadit

22/04/2026

{ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا }
[Surah Al-Aḥzāb: 3]

Mbështetu tek Allahu; Allahu të mjafton si mbrojtës.
Komenti I ajetit.
🥀Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt." - Allahu është më i miri, në dorën e të Cilit duhet të lihen veprat. Ai kujdeset më mirë për veprat e robit dhe zgjedh gjithmonë më të mirën për të, sepse Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë dhe e di shumë mirë se cila është më e mira për robin, edhe pse robi vetë nuk e di. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar e ka plotësisht pushtetin që t'ia ofrojë robit atë që e ndihmon, ndërsa robi është tërësisht i dobët dhe i pafuqishëm. Allahu është më i mëshirshëm për robin sesa robi për veten e vet dhe sesa nëna për fëmijën e vet. Allahu është më i dashur për robin se çdokush tjetër dhe është kujdestari më i mirë, sidomos kur bëhet fjalë për robërit e Tij të zgjedhur.

Për këta, Ai vazhdon të kujdeset dhe t'i edukojë e drejtojë drejt mirësive dhe vazhdimisht u dhuron mirësitë e begatitë e Tij, të dukshme e të fshehura. Ky kujdes dhe këto mirësi janë edhe më të shumta kur Ai vetë i urdhëron që t'i mbështeten Atij dhe t'ia lënë veprat e tyre në dorën e Tij, duke premtuar që, nëse e bëjnë këtë ashtu siç duhet, atëherë mos ki dyshim për lehtësimet dhe ndihmën që vjen nga Mëshirëploti. Çdo çështje thjeshtësohet, çdo vështirësi lehtësohet, çdo sprovë kalon më lehtë, çdo fatkeqësi largohet, çdo nevojë e robit pakësohet dhe përmbushet, begatitë e Zotit zbresin, ligësitë largohen e zhduken.

Në të tilla kushte, mund të shohësh që një njeri i dobët, i cili i është mbështetur tërësisht Allahut, duke i lënë veprat në dorën e Tij, të përmbushë vepra të cilat edhe një grumbull i tërë njerëzish nuk mund t'i përballojnë. Këtij njeriu, Allahu ia lehtëson që të bëjë vepra që edhe më të fortët nuk mund t'i bëjnë. Allahut i kërkojmë ndihmë për çdo gjë të mirë që na afron tek Ai dhe të na ruajë nga çdo ligësi që na largon nga Ai.🍀

09/04/2026

Allahumme sal-li ue sel-lim ala Nebijjina Muhammed 💙

Torturuan bebushin 18 muajsh..."Forcat i... e torturuan ate me qellim per t'i ushtruar presion babait te tij që të jepte...
27/03/2026

Torturuan bebushin 18 muajsh...

"Forcat i... e torturuan ate me qellim per t'i ushtruar presion babait te tij që të jepte rrëfime, sipas burimeve lokale dhe familjare.

Ndërsa po shkonte me fëmijën e tij për të blerë furnizime disa ditë më parë, babai u perball me të shtëna armësh pranë shtëpisë së tij dhe u detyrua nga ushtarët ta linte djalin e tij 18-muajsh në tokë dhe t'i afrohej pikës së kontrollit i... ku iu zhveshën rrobat.

Sipas dëshmitarëve, ushtria më pas mori fëmijën dhe e mori në pyetje babanë në pikën e kontrollit. Forcat e torturuan fëmijën para syve të të atit, duke përfshirë djegien me cigare në këmbë, shpimin me gjilpere dhe futjen e një gozhde në këmbë, siç konfirmohet nga një raport mjekësor.

Bebushi Kerim, u lirua pas 10 orësh dhe iu dorëzua familjes së tij përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ndërsa babai mbetet në paraburgim."

Burimi: Quds News / Foto: Osama Al-Kahlout

09/07/2025

{ قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ }
[Surah An-Naml: 40]

Po ai që ishte i pajisur me dijen e Librit, tha: “Unë do të ta sjell ty sa çel e mbyll sytë”. Kur (Sulejmani) e pa të vendosur para tij, tha: “Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim, për të më provuar a jam mirënjohës apo mohues. Kush falënderon, e bën për të mirën e vet e, kush mohon, (ta dijë se) Zoti im është i Vetëmjaftueshëm dhe Dhurues.
🪶Komenti I ajetit nga tefsiri I ibn Kethirit Allahu e meshiroft.:

🌹- "Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë." - Ibn Abasi thotë se ai ishte Asifu, shkruajtësi i Sulejmanit. Ai ishte një besimtar sinqertë, që dinte emrin e madh të Allahut.

🌱"Kur Sulejmani e pa atë para vetes, tha: "Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës." -

Sulejmani as nuk e ndieu kur froni i saj u soll
përpara tij. Atëherë, ai tha: "Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës." Kjo është një prej mirësive të shumta të Allahut mbi mua, që të më verë në provë a do të jem mirënjohës për mirësitë e Tij apo mohues i tyre.

☘️- "Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet ..." Sikurse ka thënë i lavdëruari: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve." [Fusilet 46], ose: "Çdokush që nuk beson (në Allahun), do të përgjigjet për mosbesimin e vet, e çdokush që bën punë të mira, ai po përgatitet për veten e vet.". [Rum 44].☘️

- 🌹"... dhe kush është mosmirënjohës, (ta dijë se) Zoti im është i Pasur e Bujar!" - Ai është i pasur, që nuk ka nevojë për robërit e Tij dhe për adhurimin e tyre. Ai është Bujar e Bamirës, edhe nëse robërit nuk i përkushtojnë Atij adhurime. Kështu madhëria e Tij nuk ka nevojë për askënd dhe për asgjë. Kjo i ngjan asaj që ka thënë Musai (a.s): "Zoti juaj shpalli: "Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mos- mirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë." Dhe Musai tha: "Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar"." [Ibrahim
7, 8].🪶

🌸Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: "O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush, kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. 🍀O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i j*p secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej

ujit të detit, nëse futet në të. O robërit e Mi! Unë ia
kam ndaluar vetes padrejtësinë dhe e kam bërë mes jush të ndaluar, prandaj mos bëni padrejtësi! 🌺O robërit e Mi! Jam Unë Ai që i ruan dhe i llogarit veprat tuaja! Çdokush që gjen mirësi, le të lavdërojë Allahun dhe çdokush që gjen diçka tjetër, të qortojë veçse vetveten."🌹

🥀Futnotë e Shejhut: "Thuhet, gjithashtu, se ai ishte

Xhibrili (a.s), ashtu si thuhet se ishte një melek
tjetër që i ishte vënë në shërbim dhe në ndihmë të Sulejmanit (a.s). dhe thuhet gjithashtu se ishte vetë Sulejmani, që me sa duket iu duk i ngadaltë edhe Ifriti prej xhinëve, prandaj i tha: "Ta tregoj unë se kush është më i shpejtë në sjelljen e Fronit". Mendimi më i saktë, - dhe Allahu e di më mirë -, është se ishte vetë Sulejmani (a.s) ai që i tha këto fjalë dhe që do ta bënte këtë punë. Ai ishte mbret, i dërguar, lajmëtar dhe Profet i Zotit dhe nuk mund kishte mes shërbyesve të tij më të ditur se ai, në lidhje me Zotin dhe Librin e tij. Kështu fjala e Allahut: "Ai të cilit i ishte dhuruar dije nga libri..." bën fjalë për Sulejmanin, sepse askush nuk mund të ishte më i ditur për librin se sa Sulejmani. E si mund të mendohet dikush me forcë e dituri më të madhe se sa forca, dituria dhe aftësitë e vetë ,E si mund të ndodhte kjo ndërkohë që Sulejmani ishte lutur Allahut: "... O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një sundim që të mos e ketë askush tjetër

pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh."

[Sad 35]

Address

Lushnjë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tefsiri I Kuranit famëlart posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Tefsiri I Kuranit famëlart:

Share