03/04/2026
Titulli: “Ankth kolektiv”
Këtë pikturë, në teknikën e monotipisë, e kam realizuar në lëndën e Grafikës, në vitin e dytë të studimeve (1997–1998), në atelienë e prof. Xhevdet Xhafa, e frymëzuar nga ngjarjet që ndodhnin përditë gjatë luftës në Drenicë. Ishte një kohë e vështirë – fillimi i luftës në Kosovë – dhe studimet zhvilloheshin në kushte të improvizuara, në shtëpi-shkolla, ndërsa realiteti i luftës ishte vazhdimisht i pranishëm.
Në atë periudhë punoja shpesh koka burrash, si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj asaj që përjetoja, duke dëgjuar lajme dhe rrëfime nga kolegët e mi studentë. Përmes fytyrave të shtrembëruara dhe të mbivendosura në këtë vepër kam shprehur ankthin, frikën dhe pasigurinë e shqiptarëve gjatë asaj kohe.
Sa herë që e shoh këtë pikturë, më rikthehet emocioni i kohës kur e kam punuar, duke e bërë për mua një dëshmi të gjallë të asaj periudhe.
Kjo vepër artikulon një gjendje të fortë ankthi kolektiv, si përjetim i përbashkët i një kohe të trazuar, duke bartur njëkohësisht edhe dimensionin e qëndresës dhe shpresës.
Përmasat: 50x50cm, ndersa me paspature( 60x60cm)
Teknika: Monotipia në hamer (letër)
Ngjyra: vaj
Artist: Magbule Xhemaili
Title: “Collective Anxiety”
This painting, created using the monotype technique, was produced during my second year of studies (1997–1998) in the Graphics course, in the atelier of Professor Xhevdet Xhafa. It was inspired by the events that were unfolding daily during the war in Drenica. It was a difficult time – the beginning of the war in Kosovo – and studies were conducted under improvised conditions, in house-schools, while the reality of war was constantly present.
During that period, I often worked on male heads as a direct response to what I was experiencing, listening to news and accounts from my fellow students. Through distorted and overlapping faces in this work, I expressed the anxiety, fear, and insecurity of Albanians during that time.
Each time I look at this painting, it brings back the emotions of the time when I created it, making it for me a living testimony of that period.
This work articulates a strong state of collective anxiety, as a shared experience of a turbulent time, while simultaneously carrying a dimension of resistance and hope.
Dimensions: 50 × 50 cm (60 × 60 cm with mount)
Technique: Monotype on paper
Medium: Oil