11/06/2022
We Speak Science u ofron 4 studentëve më të mirë shqiptare të moshave 13-16 vjecare scholarship per të konkuruar ne Space Teams.
• Studentet do të udhezohen nga astronautët e trajnuar të NASA dhe do të kryejnë një mision njerëzor të eksplorimit të hapësirës që përfshin ndërtimin e anijes së tyre kozmike, udhëtimin nëpër hapësirat e mëdha të hapësirës dhe krijimin e habitatit të tyre jashtë botës.
• Inkurajojmë studentët e zonave rurale shqiptare të konkurojnë pasi misioni jonë është të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë.
• Aplikimet duhet të bëhen ne grup (2-4 veta) nga e njëjta shkollë. Studentë duhet te dergojnë email ne [email protected] dhe duhet të dergojnë deftesën më të fundit si dhe një letër nga mësuesi qe mbështet aplikimin e tyre.
• Të gjitha duhen bashkëngjitur një email të vetëm me subjektin: Trajnim në hapësire.