27/09/2026
🇦🇱 Krenar për djemtë tanë!
Edhe njëherë, të rinjtë tanë kanë treguar se Switch Technologies nuk është vetëm një hapësirë ku ndërtohet teknologji, por një vend ku aftësohen dhe zhvillohen të rinj që i duhen shoqërisë dhe Shqipërisë.
Kënaqësi e veçantë për dy ideatorët e platformës E-Raporto, Alvi Peni – CEO dhe Eris Ekmekciu – CEO, të cilët kanë sjellë një zgjidhje inovative për raportimin e problematikave urbane dhe angazhimin qytetar.
I krijuar në kuadër të AI4Society Youth Innovation Hackathon, E-Raporto kombinon Inteligjencën Artificiale, gjeolokacionin dhe teknologji të tjera për të transformuar mënyrën se si qytetarët raportojnë problematikat urbane dhe lidhen me bashkitë lokale — në mënyrë anonime, të sigurt dhe transparente.
Krenar për punën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre!
Ky është pikërisht vizioni që duam të ndërtojmë në Switch Technologies: të rinj që jo vetëm mësojnë teknologjinë, por e përdorin atë për të krijuar zgjidhje reale për komunitetin dhe Shqipërinë.