02/09/2026
🎓 Urime nxënësve tanë për suksesin! 👏💻
Me shumë kënaqësi ndajmë disa nga momentet e ndarjes së certifikatave për nxënësit e StartCode Academy. 🚀
Pas një periudhe mësimi, pune praktike dhe përkushtimi, një pjesë e nxënësve kanë përfunduar me sukses nivelin Front-End Development, ndërsa pjesa tjetër nivelin Back-End Development.
Gjatë trajnimit, secili prej tyre ka pasur mundësinë të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë në programim përmes ushtrimeve dhe projekteve praktike. 💻
🏆 Çdo certifikatë përfaqëson punën, përkushtimin dhe progresin e arritur gjatë trajnimit.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje! Jemi krenarë për punën tuaj dhe ju dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. 👏
🚀 Vazhdoni të mësoni, të krijoni dhe të kodoni të ardhmen tuaj!
📍 StartCode Academy – Viti
Kodoni të ardhmen tuaj!