GIS and Software Solution

GIS and Software Solution “ℙ𝕣𝕖𝕤𝕖𝕣𝕧𝕖 𝕟𝕒𝕥𝕦𝕣𝕖, 𝕡𝕣𝕠𝕞𝕠𝕥𝕖 𝕤𝕦𝕤𝕥𝕒𝕚𝕟𝕒𝕓𝕝𝕖 𝕥𝕠𝕦𝕣𝕚𝕤𝕞, 𝕒𝕟𝕕 𝕚𝕟𝕤𝕡𝕚𝕣𝕖 𝕗𝕦𝕥𝕦𝕣𝕖 𝕘𝕖𝕟𝕖𝕣𝕒𝕥𝕚𝕠𝕟𝕤”
𝐒𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭ë𝐳𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐈𝐒 & 𝐓𝐈 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐨𝐟𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐢𝐪ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐨𝐫𝐞

Projekti i hartës interaktive të kullave dhe muzeve po zgjerohet! Tashmë këtë hartë mund ta gjeni në dy pika të reja his...
04/10/2026

Projekti i hartës interaktive të kullave dhe muzeve po zgjerohet! Tashmë këtë hartë mund ta gjeni në dy pika të reja historike:

📍 Kulla e Lirisë (Dobërdelan): U përurua në prani të kryetarit të OVL-UÇK-së, z. Reshat Balaj, dhe është punuar me një mjeshtëri të lartë nga "BG Ing".
Kulla ngërthen historinë e themelimit të dy njësitëve të UÇK-së, “Çeliku 50 “dhe “Lisi”, të cilat u bashkuan në korrik 1998, pastaj vazhduan, si pjesë e Brigadës 123.
📍 Kulla e Rezistencës (Samadrexhë): Ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga z. Qazim Voci, mbikëqyrës i kullës dhe kryetar i Shoqatës Kulturore „Plisi“. Kjo vizitë kishte një rëndësi të veçantë dhe emocionale për mua, pasi në mesin e 22 burrave që ranë dëshmorë në periudhën 1912-1945, në këtë kullë ndodhet edhe pllaka përkujtimore e axhës së babait tim, Shaban Hima, i cili u vra në zonën e Kolashinit në kuadër të rezistencës shqiptare në Mal të Zi.

27 SHTATOR – DITA BOTËRORE E TURIZMIT• Hartografi • Trashëgimi • Turizëm i qëndrueshëm
27/09/2026

27 SHTATOR – DITA BOTËRORE E TURIZMIT

• Hartografi
• Trashëgimi
• Turizëm i qëndrueshëm

Një falënderim i veçantë për z. Nazif Demiraj për bashkëpunimin e ngushtë mes organizatës sonë dhe Muzeut të Qytetit në ...
01/09/2026

Një falënderim i veçantë për z. Nazif Demiraj për bashkëpunimin e ngushtë mes organizatës sonë dhe Muzeut të Qytetit në Suharekë.

🏛️🏙️Në muze, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, do të gjeni: 𝙃𝙖𝙧𝙩ë𝙣 𝙚 𝙈𝙤𝙣𝙪𝙢𝙚𝙣𝙩𝙚𝙫𝙚 𝙣𝙖𝙩𝙮𝙧𝙤𝙧𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙠𝙪𝙡𝙩𝙪𝙧𝙤𝙧𝙚-𝙝𝙞𝙨𝙩𝙤𝙧𝙞𝙠𝙚 𝙣ë𝙣 𝙢𝙗𝙧𝙤𝙟𝙩𝙟𝙚, 𝙆𝙖𝙩𝙖𝙡𝙤𝙜𝙪𝙣 𝙏𝙪𝙧𝙞𝙨𝙩𝙞𝙠 𝙩ë 𝙆𝙤𝙢𝙪𝙣ë𝙨 𝙙𝙝𝙚 𝙩ë 𝙌𝙮𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩, 𝙨𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙃𝙖𝙧𝙩ë𝙣 𝙊𝙧𝙞𝙚𝙣𝙩𝙪𝙚𝙨𝙚 𝙩ë 𝙌𝙮𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩. 🗺️📍

Faton Morina

🏔️ Së bashku me Ahmetin, një prej guidave që ka eksploruar pothuajse të gjitha shtigjet e Parkut Kombëtar “Sharri”, vend...
30/08/2026

🏔️ Së bashku me Ahmetin, një prej guidave që ka eksploruar pothuajse të gjitha shtigjet e Parkut Kombëtar “Sharri”, vendosëm të kërkojmë freskinë e verës te Liqeni i Jazhincës. 🥾💧🏞️

Shtegu drejt liqenit të mahnit me bukuritë e tij natyrore, florën e pasur dhe pamjet unike që ofron gjatë gjithë rrugëtimit. Në këtë periudhë me temperatura të larta, ky është një ndër shtigjet më të veçanta për të shijuar natyrën dhe freskinë e maleve.

E për ta bërë përvojën edhe më të veçantë, një zhytje në ujërat e ftohta të Liqenit të Jazhincësc, me ndikime pozitive në sistemin kardiovaskular, shëndetin mendor dhe metabolizmin 🏊‍♂️❄️

GSS planifikon realizimin e Hikingut të pasuruar me harta dhe karakter shkencor, na presin ditë të mira! ☺️

25/08/2026
25/08/2026
Ujëvara madhështore e Drinit të Bardhë bie nga një lartësi prej rreth 30 metrash, duke krijuar një nga peizazhet më të b...
20/08/2026

Ujëvara madhështore e Drinit të Bardhë bie nga një lartësi prej rreth 30 metrash, duke krijuar një nga peizazhet më të bukura natyrore të Kosovës. Pas ujëvarës, Drini i Bardhë vazhdon rrjedhën e tij për rreth 122 kilometra, deri në Kukës, ku bashkohet me Drinin e Zi. Më pas, së bashku, formojnë lumin Drin dhe derdhen në Detin Adriatik.

Në afërsi të ujëvarës ndodhet Shpella e Drinit të Bardhë, e njohur edhe si “Bukuroshja e Fjetur”. Shpella e Radavcit ka një rrjet kanalesh me gjatësi të përgjithshme prej rreth 1.420 metrash, prej të cilave rreth 680 metra janë kanale horizontale.

Me ftesë të drejtorit të Shoqatës Kulturore “Dardania”(Montebelluna 🇮🇹) z. Faik Tafolli, morëm pjesë në aktivitetin e or...
18/08/2026

Me ftesë të drejtorit të Shoqatës Kulturore “Dardania”(Montebelluna 🇮🇹) z. Faik Tafolli, morëm pjesë në aktivitetin e organizuar me përkrahjen e Komunës së Suharekës, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të kësaj shoqate në promovimin e kulturës, dhuruam dhjetëra kopje të hartave të realizuara nga organizata “GIS & Software Solution”.

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GIS and Software Solution posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to GIS and Software Solution:

Shortcuts

Share