Fshati Dumosh - Podujevë

Fshati Dumosh - Podujevë Lajme te Ndryshme , Foto , Video , gjithqka do te sjellim afer jush

25/05/2026
NJOFTIMTë nderuar,Ju ftojmë në promovimin e librit autobiografik dhe inspirues “Rruga e Suksesit” nga Tefik Bajrami – Vi...
06/05/2026

NJOFTIM
Të nderuar,
Ju ftojmë në promovimin e librit autobiografik dhe inspirues “Rruga e Suksesit” nga Tefik Bajrami – Visoka (TEO), ish kampion i botës në boks dhe tajboks.
Data & vendi:
📅 16 maj 2026 | 🕔 17:00
📍 Galeria e Arteve, Podujevë
Programi:
Fjalë rasti nga organizatori dhe 3–4 të ftuar
Interpretimi live i Himnit Kombëtar
Një valle dhe një interpretim muzikor
Në fund do të ketë koktej për të pranishmit.
Me respekt,
Rinia Bashkon

Tefik Bajrami njëherësh është ndër themeluesit dhe kryetar i Shoqatës Humanitare “Dumoshi”, e cila, në bashkëpunim me anëtarët e saj, është duke u angazhuar me përkushtim të lartë në transformimin dhe zhvillimin e hapësirës së gjerë në fshat, tashmë e njohur si “Parku i Dumosh*t”

02/05/2026

Në ndeshjen e sotme të Bundesligës gjermane mes Eintracht Frankfurt dhe Hamburg SV, tifozët në tribunat e stadiumit nderuan me homazhe të veçanta të riun kosovar Sofian Podvorica, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident komunikacioni në Gjermani.

Njoftojmë shokë, miqë, dashamirë dhe farefisin e gjërë, se varrimi i të ndjerit djalit të vëllaut tim Sofian Nustret Pod...
30/04/2026

Njoftojmë shokë, miqë, dashamirë dhe farefisin e gjërë, se varrimi i të ndjerit djalit të vëllaut tim Sofian Nustret Podvorica, do të bëhet me daten 01-05-2026 në ora 16:00, në varrezat tek xhamia në fshatin Dumosh-Podujevë.
Lutemi për shpirtin e tijë, Allahu e mëshiroftë. 🤲😭!

Edhe nje projekt i madh ne Fshatin Dumosh! Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtoreshë...
25/03/2026

Edhe nje projekt i madh ne Fshatin Dumosh!

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtoreshën për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla, pritën në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në Aeroportin e Dumosh*t, aktualisht në shfrytëzim nga FSK.

Ekipi i FSK-së në takim përbëhej nga: Kolonel Agron Berisha, Këshilltar Ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes; Nënkolonel Driton Zabeli, Shef i Sektorit të Infrastrukturës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së; Rrahman Gjoka, Inxhinier i Infrastrukturës së FSK-së; Abdullah Haziri, Këshilltar Politik i Ministrit të Mbrojtjes.

Gjatë takimit u diskutuan projektet konkrete për përmirësimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të aeroportit, si dhe mundësitë e koordinimit ndërinstitucional për realizimin e tyre.

Pas diskutimeve në zyrë, nënkryetari Restelica dhe ekipi vizituan hapësirën e aeroportit për të parë nga afër gjendjen dhe mundësitë për zhvillim.

23/02/2026

Njoftim

Të nderuar bashkëfshatarë,
me kërkesë të punonjësve të kompanisë PASTRIMI, ju lutemi që gjatë muajit të Ramazanit t’i vendosni shportat e mbeturinave herët në mëngjes, më së miri menjëherë pas syfyrit.

26/12/2025

🤲🤍

18/12/2025

Njoftim mortor

Ka ndërruar jetë FEHMI (Osman) PODVORICA.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, të premten (Xhuma), në orën 13:00, në Dumosh.
Allahu e mëshiroftë!

Address

Podujevë
DUMOSH

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Dumosh - Podujevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share