03/09/2026
🗣️ Mourinho para ndeshjes me Betis: Na duhet një Real Madrid i madh atje, ndryshe nuk fitojmë. Julian Alvarez? Simeone e di më mirë situatën, por kur një lojtar nuk është i lumtur, sapo vjen 1 Shtatori ai duhet të jetë i lumtur, ndryshe nuk luan. Asensio u ndalua nën efektin e alkoolit? Ai është një profesionist i vërtetë. Të gjithë gabojmë, por kur je lojtar i Realit, je 24/24, brenda e jashtë fushe. Lojtarët e pezulluar për ndeshjen me Interin? Po ma prishni humorin, të luajmë e të fitojmë ndaj Betis njëherë. LaLiga? Ky kampionat është shumë i fortë, duhet fituar çdo ndeshje këtu, ndryshe nga Gjermania e Franca, ku fituesi dihet që në fillim të sezonit. Fjalët e Modric? Kur unë këmbëngula dhe e mora në Madrid, ju të gjithë më “vratë”, por ai ua mbylli gojën. Lamtumira e Messit? Nuk ka fjalë për të. Tani duhet të shikojmë ndeshje të MLS, që nuk më pëlqejnë shumë.