15/02/2014
Smartphone of the day:
LG Nexus 5
Celulari flagship i Google permban parametrat me bashkekohore. Me nje ekran 4.95 inch True HD IPS+ me rezolucion 1080 x 1920 pixels, 16 M ngjyra dhe nje densitet pikselash 445 ppi nuk do e shikoni as televizorin qe keni ne shtepi me me te njejtin sy. Gjeja e par qe ju shkon ne mendje kur degjoni se nje celular ka nje ekran te madh eshte delikatesa e tij, por per kete gje mendon Corning Gorilla Glass 3. Edhe pse eshte nje celular relativisht i madh (137.9 x 69.2 x 8.6 mm) do harroni qe e keni ne xhep (130 g). Memoria e brendshme vjen ne dy versione , 16 dhe 32 Gb , kurse memoria virtuale RAM eshte 2 Gb. Kamera primare eshte 8 MP, 3264 x 2448 pixels,me autofocus, optical image stabilization dhe LED flash. Karakteristika te kameres jane edhe Geo-tagging, touch focus, face detection, photo sphere, HDR dhe dual recording. Video Full HD 1080p dhe kamer sekondare 1.3 MP. Sistemi operativ sigurisht qe esht Android 4.4 Kitkate i axhornueshem ne v4.4.2. Chipset-i eshte Qualcomm MSM8974 Snapdragon 800. Procesori me i shpejte ne qarkullim Quad-core 2.3 GHz Krait 400. GPU Adreno 330. Te gjitha keto parametra me nje cmim relativisht te ulet (afersisht 230 euro).